SHPËRNDAJE

Në autostradën Preshevë-Nish, në pjesën Vladiçki Han – Vranje afër lumit Dekutinska, rreth orës 8.30 pasdite, autobusi i transportues “Aleks Travel” e ka kapur zjarri në udhëtim.

Autobusi u dogj plotësisht, ndërsa në automjet kishte tetë udhëtarë që u larguan në minutin e fundit, raporton Blic, përcjell presheva.com.

Nuk u raportuan për lëndime dhe shkaku i zjarrit nuk dihet ende./presheva.com/