SHPËRNDAJE

Dje në rrugën e Vranjës rreth orëve të pasditës shtëpia e familjes Sahiti është kapluar nga zjarri.

Si pasoj deri tek djegia e shtëpisë kishte ardhur kur zoja e shtëpisë kishte ndezur zjarr për ti djegur mbeturinat ku dhe papritas zjarri ka kapluar edhe shtëpinë e familjes 4 anëtarëshe. 15 vite më herët Komuna e Preshevës kishte marrur iniciativën që familjen Sahiti ta bëjë me kulm mbi kokë.

Tani kjo shtëpi është e pa banueshme. Zoja e shtëpisë jeton me 3 fëmijët e saj në kushte shumë vështira nga se vite me rradh i zoti i kësaj shtëpie kishte ndërruar jetë.

Luten qytetarët e komunës së Preshevës dhe njerëzit e vullnetit të mirë që të bëjnë të pa mundurën për ti ndihmuar kësaj familjeje që ta bëjnë me kulm mbi kokë./presheva.com/