SHPËRNDAJE

Nga data 1 mars i këtijë viti kalnedarik recetat mjeksore nga letra do të shkojnë në harresë pasi nga kjo datë mjeku i juaj i zgjedhur barërat do ti shkruaj vetëm në mënyrë elektronike këtë e ka konfirmuar për portalin preshevacom drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu.

Salihu ka potencuar se tani e tutje sikur në vendet e avancuara në këtë sferë pacientat  tani vetëm me librezë shëndetsore mund ti tërheqin barnat që u duhen nëpër barnatore të qytetit.

Drejtori i këtijë istitucioni shëndetësorë ka potencuar se poashtu gjatë këtyre ditëve kanë filluar edhe punimet në rregullimin e objektit të vjetër në mënyrë që të krijohen kushte më të mira për pacientët dhe stafin punonjës./presheva.com/