SHPËRNDAJE

Refugjat

Edhe pse mëngjesi është i ftohtë, po vazhdon edhe më tej ardhja e refugjatëve nga lindja e afërt. Nëpër Preshevë vetëm muajin e kaluar kanë kaluar më shumë se 50.000 njerëz.
Ditët e fundit çdo ditë vijnë nga 5000 njerëz.

“Kur të kalojmë këtë rrugë, do të kërkojmë azil në cilin do shtet të Evropës” ka thënë njëri nga emigrantët.

Edhe për këtë arsye, njejtë sikurse në muajin qershor, janë të gatshëm të presin me orë.

Refugjat-1

Para 48 orëve në kufi me Kroacinë kanë qenë rreth 10.000 njerëz.

Çka mund të ndodhë nëse pas Kroaciasë edhe Sllovenia dhe Kroacia ndalojnë hyrjen e emigrantëve.

“Duhet të kemi qendra afër kufirit që ata njerëz ti pranojnë urgjentisht, sot kemi njerëz në qiell të hapur, që janë në baltë deri në gjunjë, gra dhe fëmijë që janë pa rroba për ftohtë, pa ushqim” ka deklaruar Radosh Gjuroviq, nga qendra për ndihmë kërkuesve të azilit.