SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq hap ekspozitën kundër NATO-s, i biri Sasha Arsiq emrohet koordinator për Kosovë dhe “Metohi”, ndërsa kryetari i komunës Shaip Kamberi udhëheq politikë përmes Facebook-ut, kështu e ka nisur tekstin portali bujanoci.info. Se pushteti lokal në Bujanoc udhëhiqet nga një kryetar “formal” i cili nuk pyetet fare për Bujanoc, e tregon edhe fakti që në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc është hapur ekspozita me fotografi kundër bombardimeve të NATO-s në ish Jugosllavi, e cila paraqitet si agresor. Këtë ekspozitë e hapi zv/kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq, i cili si në shumë raste tjera nuk e pyet aspak kryetarin Kamberi për veprimet që i bënë, thuhet në shkrim. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ditë më parë edhe djali i tij Sasha Arsiq që njëherit është edhe anëtar i Këshillit Komunal është emëruar koordinator për Kosovë dhe “Metohi” nga Partia popullore Sërbe.

Në shkrim gjithashtu thuhet se, në anën tjetër kryetari frikacak që asnjëherë nuk reagoi kundër veprimeve të tilla në dëm të shqiptarëve, ndoshta do të ketë guxim që së paku në SHBA të paraqesë këtë temë mjaft prekëse ku partneri i tij kryesor i koalicionit e quan NATO-n agresor. Derisa kryetari Kamberi herë pas here përmes facebook-ut shpreh dëshirën për bashkangjitje me Kosovë, partnerët e tij bashkëqeverisës po punojnë çdo ditë e më shumë për cenimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës. Kujtojmë se si Stojança Arsiq ashtu edhe djali i tij Sasha Arsiq janë zgjedhur nga kuvendi Komunal me propozimin e Shaip Kamberi. A është ky koalicioni i ashtuquajtur ‘Për shqiptarët’, apo tradhtia më e madhe që iu ka bërë shqiptarëve në 20 vitet e fundit?!thuhet në shkrimin e këtij portali./presheva.com/