SHPËRNDAJE

Senatori me origjinë shqiptare Joe DioGuardi ka takuar gjatë paradës së shqitarëve ë u zhvillua të shtunën e kaluar në Manhattan në Nju Jork, Drejtorin e Bordit të Albanian Excellence, zotin Andis Gjoni, artist i njohur në artin pamor, që jeton prej vitesh ne SHBA. Dio Guardi, është ndalur në stendën gjigande të Albanian Excellence , vendosur në Avenue 7 ku u zhvillua si rrallë hërë këtë vit , Parada e shqiptarëve kushtuar çështjes çame dhe senisibilizimit të zgjidhjes së saj . Senatori veshur me bluze të kuqe ku spikaste flamuri kuq e zi, ka përshëndetur shqiptarët e shumtë që gjëndeshin pranë stëndës, ku në një vënd të dukshëm ishte vendosur imazhi i figurës shumë dimensionale e diplomatit të shquar , Rauf Fico .

Dio Guardi, është interesuar për aktivitetin e Albanian Excellence , një qëndër e krijuar në vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar , sot me një aktivitet shumë të madh në evidentimin e vlerave të shqiptarëve kudo janë. “Kam dëshirë të jem në aktivitetet që ju zhvilloni. Pse nuk më keni thirrur deri më tani ? “, mësohet të jetë shprehur , Dio Guardi në takimin me zotin Gjoni , kur rruga që po zhvillohej parada e shqiptarëve , përkundej nga tingujt e muzikës tradicionale shqiptare, flamujt kuq e zi dhe veshjet kombëtare të të gjitha trojeve.

 

 

 

 

 

Albanian Excellence , zhvilloi në shtator të vitit, 2016 aktivitetin “Zonjat shqiptarë në Nju Jork”, një mbremjë Gala ku nderoi zonjat shqiptare të të gjitha trojeve kombëtare, në një mbrëmje Gala të paharruar ku u promovua dhe libri “Zonjat shqiptare në Nju Jork” dhe u nënshkrua nga të pranishmit, Memorandumi , “Të qënit grua në shekullin e XXI”. I gjithë aktiviteti u organizua nën kujdesin personal të Pressidentit të Republikës në atë kohë, z.Bujar Nishani. Po ashtu një vit më parë në qershor, në Nju Jork u nënshkrua në kuadrin e këtij memorandumi, Peticioni në mbeshtetje të grave të dhunuara në Luftën e Kosovës ne vitin 1999” i cili është nënshkruar deri më tani nga përafërsisht nga 10.000 njerëz. Kjo ishte hera e tretë që Albanian Excellence, merrte pjesë në Paradën e shqiptarëve në Nju Jork, duke u bërë sikundër është dhe në qëllimin e statusit të saj, tribunë e vlerave të vërteta të mbarë shqiptarisë.