SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me bashkëpunëtorët e tijë po qëndron në Beograd ku gjatë këtyre ditëve do të realizojë takime zyrtare me drejtues të ambasadave ndërkombëtare të akredituara në Beograd.

Gjatë ditës së sotme sipas agjentës, përfaqësuesit e kabinetit të kryetarit kanë konfirmuar se janë realizuar takime në ambasadën e Katarit, ambasadën norvegjeze, të Japonisë dhe me ambasadorin gjerman.Në këto takime me stafin diplomatik ndërkombëtarë sipas zyrtarëve komunal është diskutuar për modalitetet lidhur me financimin e projekteve infrastrukturore në sferën rrugore, ujit të pijes, ruajtjes së ambientit, institucioneve edukativo- arsimore, rregullimi i hapësirave publike dhe për projekte të tjera që do të jenë jetike për banorët e komunës së Preshevës.

Temë diskutimi ishin edhe proceset nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës me theks të veçantë procesit të bisedimeve Prishtinë- Beograd. Diplomacia ndërkombëtare është shprehur e gatshme që të ndihmojnë shqiptarët që jetojnë në Serbi duke investuar në projekte dhe asistuar në proceset politike./presheva.com/