SHPËRNDAJE

Aktualiteti politik në vend është vazhdë e politikës së stërvjetruar e PDSH-së dhe PVD-së lojë e njejtë e marsit të vitit 2017 të cilët me mjete jodemokratike bënin imponime tek këshilltarët për destabilitet të pushtetit lokal, ka thënë kështu për portalin preshevacom, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Opozita jonë e ka keqkuptuar opozitarizmin dhe ata janë modeli më i keq i politikbërjes. Ata njëherit po dëmtojnë proceset nëpër të cilat po kalojmë duke bërë lojra jodemokratike ka thënë Arifi. Ndërsa për këshilltaren Fetanete Mehmedi kryetari Arifi shpreh rrespekt edhe më tutje duke arsyetuar veprimin e sajë si të ngutshëm dhe në presion nga opozita për të krijuar destabilitet të pushtetit lokal.

Përkundër rrespektit që kemi për këshilltaren Mehmedi kryetari i komunës ka deklaruar se nuk pajtohet me këto veprime sepse pozicioni i sajë ka sjellur Preshevën në kolaps të vetëqeverisjes lokale. Distancimi nga grupi i këshilltarëve në pozitë i këshiltares Fetanete Mehmedi do të sjell organ të përkohshëm ose zgjedhje në Preshevë. Vlen të theksohet se opozita PDSH dhe PVD dy vjet radhazi ka sjellur organin e përkohshëm që nuk është në të mirën e Preshevës.

Me mirësinë më të mirë si kryetarë i APN-së kërkojmë nga këshilltarja Mehmedi të dorëzojë mandatin e sajë që të mos mbaj peng proceset si ato teknike për realizimin e projekteve dhe atyre politike ka thënë Arifi . Sipas tijë një person siç është rasti i Fetanete Mehmedit nuk mundet të mbajë pezull qytetarët.

Edhe njëherit kryetari Shqiprim Arifi i ka bërë ftesë publike këshilltares që të dorëzojë mandatin e sajë në parti dhe të bëjë stabilizim të pushtetit lokal ndërsa opozitën Arifi e ka ftuar që të bëjë politik në të mirën e vendit e jo duke i dëmtuar qytetarët. Arifi është optimist se Fetanete Mehmedi dhe opozita nuk do ta çojnë Preshevën në zgjedhje./presheva.com/