SHPËRNDAJE

Sot shënohet Dita Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit te Drogave.

Kjo ditë në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe duke biseduar lidhur me këtë problem të shëndetit publik.

Motoja e shënimit të kësaj Ditë është “Dëgjoni së pari – Dëgjimi i fëmijëve dhe i të rinjve është hapi i parë për t’i ndihmuar ata të rriten shëndoshë dhe të sigurt”.

Rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat.

15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave.

Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.

OBSH vlerësoi se 0,7 % e barrës globale të sëmundjeve ndodh si pasojë e përdorimit të kokainës dhe opioideve .

Në Prishtinë kjo ditë shënohet nga Klinika e Psikiatrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin  Kombëtar të Shëndetësisë  Publike të Kosovës, Asociacioni i Psikiatrave të  Kosovës dhe OJQ Labyrinth.