SHPËRNDAJE

nëTiranë po lulëzon serbishtja, motrat tona po tunden e shkunden në logun e euforisë, ndërsa profetët e dhunës, që deri dje na dëshironin  një vdekje të shpejtë dhe kolektive, tani po shkojnë atje për tashëlbyer Shqipërinë e Edi Ramës… Po ti mos u mërzit, i dashur, se te ata burra i patëm vënë shpresat e bashkimit kombëtar… Mos harro se një popull që e quan derrin dajë dhe ia çon motrat në krevat prore s’ ka dalë nga stani i lopëve… Unë kam vdekur shpesh herë nga zhgënjimi, por – më në fund – jam zgjuar nga agonia dhe çdo ditë po i them vetes: të na rrojë Shqipëria, ajo e Vërteta,se këto që po na vdesin e ringjallen çdo të katërtin vit s’ do na nxjerrin më larg se te Plepat e Durrësit.
Kështu ka qenë edhe dikur, kur isha pak më i ri.

*
Thuajse tërë javën ra një shi i shtruar, akull i ftohtë, dhe na mbajti brënda si në burg. As mundeshim t’ i lenim, as mundeshim t’ i nxirnim fëmijët përjashta, edhe pse Suedia kishte hyrë thellë në muajin prill. Dikur qielli i hapi dritaret, ajri u ngroh dhe kumbullat e mbjella në Rusengord veshën fustanet nusërorë. Papandehur toka gufoi nga bari, mëllenjat ia thanë këngëshyjnoredhe oborret e shtëpive u mbushën mevjollca, lulëlejthia, tulipane e aguliçe.Më në fund, dolën edhe zonjat plaka në Parkun Mbretëror…
Sapo kisha dalë nga Shkolla Annelund dhe pyesja veten ku mund ta gjeja Hajdarin. Një ditë më parë, deri sa po merrja mendimin e Samiut për disa çeshtje që kishin të bëjë meraportin vjetor, ai më njoftoi se Hajdari ishte kthyer nga Turiqa dhe familjen e kishte vendosur te një farefis në Rusengord. Kjo ma vështirsonte punën edhe më tepër, se ta gjesh Hajdarin në Rusengord s’ ishte punë e lehtë. Ndryshe nga ardhacakët tjerë, ai, gjatë shërbimit ushtarak, ishte paisur me cilësitë e partizanëve kurdë dhe nëse ta zente syri një çast, në tjetrin e përpinte dheu. Ate e gjeje kudo dhe s’ e gjeje askund. Më së shumti rrinte me atë kryekalloshin, Hysen Kajën, që kishte hapur një picerí në Arloev dhe herë pas here e angazhonte si kamarier. Hajdari s’ i pritonte punës, por nuk e donte ”punën e zezë”. Ajo s’ ia hapte rrugën e qëndrimit ligjor në Suedi.
Shkaku që më kishte nxitur ta kërkoja saishte normal, aq edhe i jashtzakonshëm. Ai ishte normal, sepse të gjitha shoqatat e botës, si ato sportive, ashtu dhe kulturore, bashkëpunojnë me njëra tjetrën.Por ai ishte i parëndomtë, sepse kishte të bëjë me një shoqatë që nga synimet e saj ishte “e prapë” dhe politike.Pakë ditë më parë ajona kishte lëshuar një shkresë të gjatë dhe kërkonte kontakt. Shkresa mbante adresën e Shoqatës së Miqësisë ”Shqipëri – Danimarkë” dhe ishte nënshkruar nga kryetari i saj, zoti Torkild Andreasson. I lartpërmenduri,pasi na informonte mbi gurrën ku  kishte gjetur adresën tonë, na shkruante mbi veprimtarinë që kishte zhvilluar Shoqata e Miqësisë gjatë vitit të kaluar, aktivitetet që planifikonte për atë verë, si dhe dëshirën e tyre për t’ u takuar në Kopenhagë dhe për t’ i shqyrtuar mundësitë e një bashkëpunim më të thellë. Duke qenë se Ismet Vrella gjendej çdo ditë në Kopenhagë dhe Samiu s’ kishte mundësi të më shoqëronte, vendosëm që shoqatën ta përfaqsojmë unë, Ismet Vrella dhe Hajdar Reçi. Unë isha i mendimit ta merrnim edhe Safet Selimin, por Samiu ishtekundër. Gjatë kohës që unë isha në Uppsalë, Safet Selimi kishte pirë ditë për ditë, kishte qerasur dhe kishte gjuajtur gurë n’ adresën e aktiviteteve që zhvillonim me fëmijët.Pasnesër, deri sa të udhëtonim për në Kopenhagë, Hajdari do më njoftonte për të gjithaqë fliteshin n’ atë bodrum të mallkuar, ku s’ bëhej tjetër veçse pihej birrë, luhej biljardo dhe fabrikoheshin shpifje dhe të pavërteta .
Atë ditë kisha një qerre me punë. Fillimisht duhej ta hapja ”Shkollën e pasditës”,në mënyrë që fëmijët të hynin brenda dhe të mos i shqetësonin banorët e katit të parë.Pastaj, pasi të vinte Kadriu me një gramafon që e kishim lënë për reparimnë Qendrën e Mjeteve Mësimore, duhej të shkoja në redaksinë e të përditshmes ”Arbetet” dhe ta dorëzoja një artikull që e kisha shkruar gjatë qëndriumit tim n’ Uppsalë. Duhej edhe një fotografi, po s’ kisha ndonjë të hajrit. N’ ato rrethana, kryeredaktorja erevistës ”Ny i Sverige” kishte biseduar me kryeredaktorin  e të përditshmes ”Arbetet” dhe ky i kishte premtuar të na zgjidhte problemin, por me kusht që unë të shkoja në fotostudion e tyre. Ndërkohë, duhesha ta gjeja Hajdarin dhe ta njoftoja mbi udhëtimin e ditës së pasnesërme.
Fatlumnisht ai ishte në Bibliotekën Lokale. Rëndomt Hajdari rrinte në ”Kafenenë e Shqiptarëve” dhe i përcillte lëvizjet e njerëzve nga brënda, por atë ditë kishte një punë meMyxhait Sherifin dhe shqyrtonin diçka që ishte tepër e rëndësishme.
Myxhaitimezi e mbante kokën mbi supe. Sipas zonjës së tij, që ishte me prejardhje nga Elbasani, një kohë e një vakt ai ishte një muzikant i talentuar,por pas ardhjes në Suedi, ku kishte filluar të shoqërohej me lloj lloj matrapazësh,Myxha  e kishte mësuar rakinë dhe netët i kalonte nëpër klubet private. Herë duke luajtur bixhoz, herë duke i rënë klarinetit nëpër kafene. Ai, përpos katër gocave që vinin te ne pasdite,kishte edhe dy kunata të bukura, të cilat, deri sa s’ kishin ardhur në Malme, kishin qenë anëtare të Shoqatës Kulturore ”Naum Ohridski”.Të gjitha këto i dinte Hajdari, andaj e kish marrë Myxhaitin anash dhe po përpiqej ta angazhonte më shumë në aktivitetet e shoqatës tonë.Ai ishte i sigurtë se prania e kunatave të tij do ta përforconte Shoqatën Kulturo – artistike ”Vëllazërimi” dhe do na afronte me shqiptarët dhe turqit e Maqedonisë.
” S’ do t’ u marr më shumë se dy minuta,” iu thash, duke kërkuar ndjesë që po ua prishja bisedën.
” Mos u mërzit, se po flasim për shoqatën tuaj,”tha Myxhaiti. Si gjithmonë i sjellshëm po dhe i lodhur nga pagjumësia. Ai, sipas fjalëve të hallkut, kishte filluar të përdorte edhe ”barna të forta”.
” Po më bëhet qejfi që paski hyrë n’ atë temë,” i thash dhe – iu drejtova Hajdarit. ” Dëgjo, vëlla! Bëj çka të bëjsh po ditën e enjteta rezervosh për neve. Kemi marrë një shkresë nga Kopenhaga dhe, si Samiu, ashtu dhe unë, kemi qejf të marrësh pjesë në një takim që kemi caktuar atje.Do të flas edhe meIsmetin, Ismet Vrellën, dhe do ta lus të na presë në Kopenhagë. Si thua, mund ta bëjsh haram atë pasdite?”
Ais’ ishte i sigurtë.Pastaj, pasi u mendua pak dhe shënoi diçka në një bllok që e mbante në xhepin e brendshëm,ndërroi mendje.
” Me çka do vemi, me traget apo anije?” më pyeti.
” E mira e së mires është të shkojmë me anijetë shpejtë dhe të kthehemi me traget. Kam shpresa se“Hamleti” është edne në qarkullim,” i thash.
Po, ai ishte në qarkullim.
“ Por s’ duhet të rrimë shumë,” tha ai. “Jo për tjetër, po të kënaqemi pak, se Ismeti është kthyer në punë dhe mezi pret t’ ia bëjmë një vizitë.Po deshte, shkoj sonte dhe ia marr nja tri bileta falas. Ti e di se ata që punojnë n’ atë ndërmarrje bileta falas. Si thua, t’ ia marr?”
” Merrja. Dhe mos harro ta pyesësh kur shkon dhe kur kthehet ”Hamleti” nga Kopenhaga?”
” Ik pa marak, se dëgjohemi,” tha.
Unë kisha të ngutur. Më prisnin.
” Ika, pra.Sa për dijeni: të enjtene mbaroj punën më tre pasdite dhe vendi më i përshtatshëm për t’ u takuar është Pallati i Sporteve. A të përgjigjet?”
” S’ ka problem,” tha.
Rëndomtë, sa herë që provoja të shkruaj diçka që më dukej e rëndësishme, ate e bëja kur isha i lirë, i shtendosur dhei paangazhuar në probleme tjera sociale. Mjerisht, ajo fundjavë më kishte ikur në trendhe ende e ndieja veten të lodhur. Sapo isha kthyer në Malme. Rrugës, deri sa po e ecja trotuarit që do më nxirte në Sofielund, po i kujtoja me pikëllim ato ditë.
As atje s’ kisha shumë miq. Shumica, kush më herët e kush më vonë, kishin ikur në drejtime të ndryshme.Suedia s’ ishte San Marino që ta shkilja për një ditë. Vetëm Osa që s’ largohej nga barrikadat. Ajo banonte në të njejtën godinë – prapa Teatrit të Qytetit – dhe kurrë s’ psoniste në shitore tjetër pos Rimit.Mjerisht, këtë herë kishte shkuar në Hufors… Mjekët e kishin njoftuar se gjyshja s’ e kishte të gjatë… Ajo vuante nga pagjumësia dhe kurrë s’ flente më shumë se dy orë…As moti s’ ishte për të qenë… Binte një shi i përzjerë me borë dhe rrugët, me përjashtim të atyre kryesore, ishin të zbrazëta, të shkreta… Uppsalasit, të cilët rëndomt sorollateshin nëpër antikvariate, këtë herë shfletonin gazetat ditore dhe rrinin nëpër shtëpitë e tyre.Në Vietnam bëhej luftë dhe ekonomia amerikane e kishte marrë tatëpjetën. Lufta kushtonte…
Te Lëndina e Marisë e ngadalsova hapin dhe bleva një falafel. Jo se kisha uri por mu kujtuan Sandallët, miqët e mi danezë.Një vit më parë, sa ishin ndarë nga njëri tjetri,unë e kisha bërë shprehi të ktheja në shtëpinë e tyre dhe të pija kafe me Janin. Ai s’ ma thonte asnjë fjalë të keqe për Barbron, por unë e dija se ajo s’ e donte. Tani ajo kishte ikur me një tjetër  dhe e kishte lënë të vetëm… Me dy çupa binake… Ajoshtirej e emancipuar, radikale, e uritur për dituri, po një Zot e dinte sa ishte e vërtetë. Ajo s’ ishte e lumtur…E kishte gjetur një gliqkë amerikani dhe për hatrin e tij e kish lënë një zotëri burrë,dy goca të bukura, një shtëpi të madhe dhe vendin e punës…Edhe Busjaishte zhdukur.Ai ishte njëri nga miqët e pakët që kish qenë në Preshevë… Tani Policia suedeze e kërkonte gjithkah, por s’ iagjente gjurmët. Kartolina efundit që ma kishte dërguar ishte vulosur në Bukuresht… Spekullimet ishin nga më të ndryshmet… Një palë thonte se e kishte likuiduar Sigurimishqiptar, pala tjetër e fajsonte Sigurimin rumun…
Ku ta dish se ç’ mite thureshin n’atë lagje?!Ndonëse kishin kaluar nja pesë mijë vjet nga koha kur pelazgët e kishin kuptuar që mitet s’ ishin veçse përralla simbolikje, gjegjësisht një sistem primitiv filozofik që s’ kishte takat ta pasqyronte realitetin objektiv, ata gjithnjë lulëzonin në Rusengord dhe kishin një funkcion të caktuar. Mitet kishin hyrë në shërbim të inkvizitorëve myslimanë dhe e ndiqnin njerëzimin me kryeneçi të madhe. Pa marrë parasysh seç mendoja unë, ata shtoheshin si krimbat e mëndafshit, tani jo si interpretues të fenomeneve natyrore, por si zëdhënës të paragjykimeve të ndryshkur. Ndonëse shkenca i kishte thërmuar prej kohësh, atashpurdheshin si gjarpërinj pa kokë dhe vazhdonin të na i shëmtojnëditët që kishim peshqesh nga i Madhi Zot.Tani ishin zhveshur nga korraca e vjetër dhe falë kishavetë ngritura gjatë shekujve, dhe aty – këtu ndonjë bashkësie islame, si ajo e Nevzat Dallanguzit, ne, shqiptarët e shpërndarë nëpër Gadishullin Ballkanik, duhej t’ i mernim thikat e ta thernim njëri tjetrinpër interesa të ngushta ekonomike…
Unë, shyqyr Zotit, i kisha hedhur në detë.Duke u mbështetur n’ argumentet eEskilit, Sofikliut, Aristofanit, Heraklitit, Isokratit, Demostenit, Polibit, Ciceronit e Livit, si dhe dënglat që kanë shkruar armiqët tonë shekullorë, s’ ndieja nevojë për ndonjë doktrinë tjetër pos asaj që ishte ”vasopashjane”. Të gjithë profetët tonë, që nga pëllumbeshat e Dodonës e deri te këta që jetonin në Barbejdos, Tenerifa apo Tahiti, ishin profetë të mirë dhe e donin njerëzimin, por tek se prapa tallaganeve të tyre fshiheshin narkotrafikantët, kriminelët dhe vrasësit më mizorë që kish parë bota, unë e kisha ndër mend t’ i përgjunjesha vetëm atij që ma kishte falur jetën në cepin e një lugineqë ishte më e gjelbër dhe më e shtrenjtë se të gjithë opalet, safiret e diamantet e botës.
Deri sa po kaloja anas Kishëssë Shën Mateut,pashë se nën hijen  e krekave të larta po priste një turmë e veshur në të zeza. Dikush kishte ngecur në duart e vdekjes dhe miqët e tij kishin ardhur ta përcillnin te varrezat.Frakët e tyre të zinj, jelekët e murrmë, ngjyrë pëllumbi, dhe cilindrat e lartë anglez mbillnin ankth, trishtim e respekt për ate tezen e vrenjtur që na priste me kandar në duar.
E tërë egzistenca ynë ishte një mister. Ne lindeshim, rriteshim, martoheshim, shumëzoheshim, plakeshim dhe dilnim nga orbita e saj po aq të vegjël sa dhe zogëzat që shkojnë drejt makinës së therrjes. Të gjithë ata që vinin drejt meje, të krishterë e myslimanë, ishin banorë të përkohshëm të realitetit objektiv dhe pasardhësit e tyre, ata që do vinin në mijëvjeçarin tjetër, do të dinin për mua aq sa dija unë për hetitët e vjetër. Edhe paraardhësit tonë, ata që quheshin partinë, dardanë, peonë, epirotas, pelazgë,venetë apo japigë kishin gërvishtur lloj lloj shenjash nëpër dyert e tyre, por të pakët ishin ata arkeologë që dinin t’ i deshifronin mesazhet e tyre.Të tjerët, me mijëra e miljona bashkëkohës, robëtonin për bukën e gojës. Ndryshe nga pulat dhe patat që shkileshin vetëm një herë në vit dhe e tumirnin fatin që ua kishte caktuar Zoti, ne s’ ngopeshimme asgjë. Me daljen tonë mbi faqen e Dheut, Parajsa e kishte humbur domethënin dhe ishte katandisur në trastën e emrave të përgjithshëm. Duhej diçka tjetër, më thelbësore, për ta kuptuar domethënin e saj. Çka fshihej, vallë, përtej lindjes dhe vdekjes? Zbrazëtia? Si ishte e mundur që gjithë ai amëshim të ishte aq i zbrazët?
Dikur, kur isha më i ri, shkoja me Aliun në kino. Jo se na pëlqente dhuna që na dërgonin me shiritetregtarët anglo-amerikanë, por sepse ishim të rinj dhe na pëlqente ajo rrokullisja e rrufeshme nëpër orbitën e egzistencës. Mjaftonte ta shikonim ndonjë ezmere të bukur, me sy e flokë të këndshëm, që të ngjiteshim në kolovajzë dhe t’ i mbyllnim sytë para kërcimit fatal. Ka mundësi që ato xixëllonja, të cilave s’ ua dinim as emratasprejardhjen, s’ ishin të ndërgjegjshme mbi dritën që kishin nën trupin e tyre, por kjo s’ na pengonte të thurrnim ëndrra dhe ëndrrat tona, sado të pakuptimta që ishin, na mbanim gjallë, na frymëzonin për jetë. Tani që kisha ardhur kaq larg dhe ai ishte në Prishtinë e unë në Malme, jeta më dukej e trishtë, edhe pse ajo gjithënjë ndizej, vezullonte dhe zhdukej si flakërimë. Tani s’ shkoja fare në kino dhe merresha vetem me harta e reflektime të Farlatit, Pukevilite Plomerit dhe duke i shfletuar ata libra të rrallë, edhe unë, njësoj si murgjit mesjetarë, e mashtroja veten që mësoja diçka mbi bashkatdhetarët e mi, thua se s’ i kisha para vedi dhe s’ ua njihja allishverishet e përditshme.
Sheshi i zarzavateve ishte i zbrazët. Më duheshin  edhe nja pesëdhjetë hapa për ta kaluar një skulpturë monumentale që kisha para vedi dhe pastaj, pasi të ecja nja pesë minuta më të djathtë, do të jesha para shtëpisë së gazetës “Arbetet”. Atje më priste një zotëri që s’ e kisha takuar më parë. Ai do ta merte artikullin që kisha shkruar n’ Uppsalë dhe pastaj, pasi ta pinim një kafe e të kuvendonim pak, do të shkonim deri në fotostudion e të përditshmes për ta bërë fotografinë që më duhej. S’ do mend që isha edhe mirënjohës, edhe i tendosur, se ajo që kisha shkruar gjatë udhëtimit ishte rastësi, një frymëzim rasti, që ishte ndezur aty për aty pastaj prapë ishte shuar në kokën time.
Shumëçka që ndodhte rreth e përqark nesh ishte – rastësi. Rastësi ishte edhe ajo që kisha lindur nën degët e një mushmolle dhe isha rritur në një krahinë që ligjëronte shqip.Rastësi ishte dhe ajo që unë, dy ditë më parë, kisha dalë në një stacion të Suedisë së Mesme, dhe pasi isha shtrirë në një kupe të vogël, të nesërmen isha katandisur tetëqind kilometra më poshtë dhe mundesha ta kundroj Kopenhagën prej së largu.Sikur t’ ishte e shkruar të ndodhte ndryshe, treni do të dilte nga binarët dhe askush, ndoshta as miqët e mi, s’do ta dinin që kisha rënë n’ atë orbitën e rrufeshme. Çfarë mund të bënin ata 14 pasagjerët që humbën jetën një ditë më parë?Suedia u vesh në rroba të zeza, vajti në Kishën katedrale të Stokholmit, qau me lotë e rënko me zë, por kjo s’ i ndihmoi aspak. Jeta kishte edhe tragjedi tjera. Në krahasim me tragjedinë e djeshme, tragjedia që zhvillohej në Vietnam ishte monumentale. Megjithate, Suedia s’ qante për  ata që vriteshin e përcëlloheshin në Indokinë.Ajo ishte si prostituta Marta. Marta rënkonte vetëm fatin e saj. Kish vite që me qindra, me mijëra gra e burra vriteshin në luftë, por ajo s’ kishte veshë për klithmat e tjerëve dhe sa herë që dilte në dritaren e bordelit të saj, gjithmonë ishte e qeshur.
Rrugës, deri sa po kthehesha nga Uppsala, kisha menduar shumë mbi vëllezërit shqiptarë. Shumica – por jo të gjithë – e quanin veten ”punëtorë të inkuadruar jasht atdheut”. Çfarë dinin ata për atdheun? Se mos kishin jetuar ndonjë herë n’ atdhe?  Çfarë dinin ata për lirinë? Çfarë dinin ata për Luftën Nacional Çlirimtare të popujve të Indokinës? Po, ata dinin se atë javë zhvilloheshin luftime të rrebta rreth e përqark qytetit Da Nang dhe gjasht miljonë fëmij,pleq e plaka, kishin nevojë për bukë, ujë, veshmbathje, barna dhe proteza të ndryshme… Ata dinin se çmimi i naftës kishte hipur dy korona për litër… Dinin se Filan Filan suedezi kishte blerë një ishull të Tajlandës… Dhe dinin se Nevzati ia kishte mbushur barkun edhe një gruaje të tretë nga Gotlanda… Po çka? Kjo s’ ishte ndonjë punë shumë e madhe.
Ec e mos qaj për Suedezin e ngratë! Ai s’ kishte llogari ta shkonte natën duke u eglendisur me filma turq, se duhej të gdhihej herët, t’ u jepte fëmijve mëngjes, t’ i vishte sipas motit që bënte përjashta, t’ i lente në çerdhen e fëmijve dhe pastaj, – tek pastaj – të ikte për në punë…Kurse vëllezërit e mi s’ kishin të ngutur… Ata e kishin shtruar byrekun, se natën i ledhatonin fisniket e tyre, ndërsa ditën flenin deri në drekë. Ata kishin renditur nga gjashtë pëllumba të bukur dhe me “ dodatkat” e tyre, e gënjenin veten se ishin të pasur si shokuFadil ose si shoku Xhavit… Ate s’ e bënte Suedezi, se askush s’ ia paguante qiranë… Megjithate, ai ishte stoik dhe kurrë s’ e pyeste veten pse duhej të paguante qira, kur Lartmadhëria, Karl Gustavi i Gjashtmbëdhjetë, mbante katër pallate dhe s’ paguante asnjë cent. Kështu ishte kurdisur jeta…Ai kishte atdhe dhe s’ i dhimbsej djersa për atdheun e tij… Disa dinin goxha shumë për fqinjët e tyre dhe fare pak për vetveten.Dhe anasjelltas. Disa dinin shumë për vetëveten dhe aspak për tjerët…
Zoti Molde më priti me kafe. Ai ishte një burrë i gjatë, i zeshkët, me mustaqe dhe shumë i sjellshëm. Ai kishte folur me zonjën Petti,  kryeredaktoren e revistës ”Ny i Sverige”dhe, pasi bëri një kopje të artikullit qëia vura në dorë, më shoqëroi deri në fotostudio. Me kaq duhej t’ i kisha mbaruar obligimet e asaj dite, për më mbetej edhe një i fundit. Ate do ta përmbushja nga shtëpia.
Në mbrëmje, pasi hodha një pesëkronëshe në grykën e telefonit automatik, shënova numrin e Ismet Vrellës.Ai sapo kishte hyrë në shtëpi dhe vetë e zuri kufjen me dorë.
” Mos po të pengoj, se kohë darke ka qëlluar?” e pyeta, pasi e njoftova se kisha diçka të rëndësishme.
” Jo, jo,” ma ktheu ai. ”Kohëve të fundit s’ po hamë darkë se kemi hipur në peshë. Karina po mbanë pehriz dhe është e kujdesshme me gjellërat e mbrëmjes.”
” Animirë,” i thash dhe shkurtimisht e njoftova për shkresën që na kishte ardhur nga Kopenhaga.” Kam folur me Sami Dashin dhe ai është i mendimit që ti, Hajdari dhe unë ta përfaqsojmë Shoqatën para miqëve danezë. Unë s’ ta di orarin, veçse bëhet fjalë për të enjten pasdite pas orës katër… S’ mundem të dal më herët, se kam mësim, ndërsa të premten duhet të shkoj në Lund.”
Çuditërisht, atij iu bë qejfi dhe, pa kundërshtimin më të vogël, pranoi të vinte.Ismeti ishte i sigurtë se një bashkëpunim i ngushtë me shoqatat daneze do na zgjeronte horizontin. 
” Pasnesër jam gjithë ditën në Kopenhagë,” më tha. ”Ju keni lundra të shpejta çdo gjysmë ore dhe nëse s’ e zëni anijën që ikën m’ ora tre, keni një tjetër m’ora tre e gjysmë… Mos u shqetësoni, se mua do më gjeni me ata miqët… Te dalja…”
” Animirë,” i thash, duke u tallur. ” Sikur mos të rafsha në sy, të bie Hajdari, se është më i gjatë se unë. Po ta kujtoj edhe një herë se, pasi të shihemi me miqët danezë, e kemi ndërmend të kthehemi me traget. Nëse do na bëjsh shoqëri, duhet ta njoftosh Karinën.”
“ Eh, Karina është mësuar me vonesat e mia,” më siguroi ai. Por atë çast iu kujtua diçka tjetër, diçka që s’ kishte të bëjë me shoqatën. Diçka që ishte shumë e rëndësishme.
” Hej, a ke nja pesë minuta, se dua të të pyes diçka”, më tha. Këtë herë zëri i tij ishte i butë, konfidencial.
” Po, more,” ia ktheva, pa më të voglën idé se ku do të dilte.
Ai s’ kishte të ngutur. Sikur druante që do t’ i jepja përgjigje negative, andaj donte të ma bënte të qartë se kjo ishte më e rëndësishme se ato për të cilat kishim biseduar.
” Kështu qëndron puna,” më tha qetë – qetë. “ Unë dhe Karina kemi menduar të martohemi në qershor…Këtë martesë suedezët e quakan “të rrëshajave”… Se pse quhet martesë e Rrëshajave s’ e di, se jam nga Drenica dhe te ne martesat bëhen ndryshe. Paçka se kjo shoqja është e krishterë dhe prindërit e saj po kërkojnë të martohemi në kishë…Jemi mentuar gjatë kohë, kemi provuar t’ i shmangemi këtij problemi, por është e pamundur. Tani Karina ka ca shoqe, por unë jam i vetëm. As kam vëlla, as kam kushëri, as kam shok që mundet të më përfaqsojë para atij ”mexhlisi”… Me pak fjalë po më duhet një krushk, të cilin këta i quakan ”bestman”. Karina është e mendimit se ”krushk” më të mirë se ty s’ gjej dot,aq më tepër që këtu ke studjuar këtu dhe do na nderosh të dyve…”
Unë s’ kisha asgjë kundër t’ ia zgjasja dorën.
” Nëse është dëshira juaj, do të vij me kënaqësi.Por ti s’ duhet ta ndiesh veten të vetmuar, se na ke neve. Përderisa e quajmë veten shqiptarë, ne jemi dhe familja yte. Hajt, se bisedojmë pasnesër për atë punë,” i thash.
… Ditën e enjte, para se të ikja në shkollë, vesha një kostum ngjyrë sute. Edhe më mirë do t’ ishte sikur të kisha kohë për t’ i blerë një palë këpucë të zeza por, duke marrë parasysh takimin që kisha lënë me Ismetin në Kopenhagë dhe Hajdarin që më priste para Shtëpisë së Aktiviteteve, e futa çantën në raftdhe u turra drejt Pallatitt ë Sporteve.
Hajdari kishte porositur taksi.
” Ngutu pak, o burrë, ” më tha duke u lëshuar shkallëve teposhtë.
Kjo ishte hera e parë që po udhëtoja me të.Pa marrë parasysh nxitimin që ma imponoi n’ atë çast, m’ erdhi mirë që ai, edhe pse në gjendje të vështirë ekonomike, nxori lekët dhe pagoi taksin. Kjo dëshmonte se Hajdari, si çdo detyrë tjetër, edhe këtë detyrë e kishte marrë me pasion e seriozitet të madh.
Pasi hipëm në anije, që s’ ishte veçse një katamaran i dalë nga kantieret eHolandës, bleva dy birra dhe  propozova të ngjiteshim në kuvertë, ku mundeshim të bisedonimdhe të pinim duhan. Përndryshe, pirja e duhanit s’ ishte e lejuar poshtë.
Ai s’ ma ktheu fjalën.
“ S’ di për çka të flasim, o vëlla,” tha duke ngjitur shkallët.“Këto punët tona po më çmendin fare.”
” Tash po flet pa lidhje,” i thash. ” Nëse duhet të bësh diçka, ti duhet të brengosesh për familjen tënde, për gruan, për fëmijët, jo por një shoqatë që vdes e ngjallet çdo të dytën ditë.”
Kjo s’ i pëlqeu shumë. Sa herë që s’ i pëlqente Hajrarit diçka, ai ngrysej dhe vishte nurin e një mushke të pikëlluar.Aiishte sedërmadh dhe të pakët ishin ata shqiptarë që e kuptonin shpirtin e tij.Askush s’ kishte hyrë në kokën e tij që t’ ia dinte mendimet.
“ Ështe e drejta ime të brengosem,” tha i prekur. “ Si për ty, ashtu dhe për Ismet Vrellën, për shoqatën dhe për çdo shqiptar tjetër… Janë shumë punë që duhet të na brengosin… Mua po më brengos ajo që jemi butakë, shpirtzinj, të pangopur,tradhtarë… E di që këto s’ të  pëlqejnë, po aq më bën. Mua po më brengos frika që ka shqiptari edhe kur jeton në Turqi, Suedi apo Amerikë… Po më brengos inati dhe urretja që ushqen për vëllaun e vet… Po më brengos ligësia që ka për besimin e të parëve… Shqiptari thot se është mysliman, shkon e falet në xhami, i lutet të Madhit Zot për shëndet, begati e familje, por atë çast që ulet me Shkaun dhe pi një birrë,ai ta shet lëkurën më lirë se një kilo lejthia… A po më kupton ku dua të dal?”
Jo, s’ e kuptoja aq mirë.
”S’ jam qind për qind i sigurtë,” i thash. “ Këto ditë kam folur edhe me Samiun, Xhemalin, Ismet Reçin, por s’ kemi hyrë atje ku duhet. Pastaj isha n’ Uppsalë dhe s’ di çka dreqin po ndodhë në Malme. Më fal, se të gënjeva. Kam dëgjuar diçka, por ato më duken fragmentare.”
“ Ja që preke aty ku dhemb dhëmbi,” tha Hajdari. Gjithnjë i pakënaqur. I revoltuar. “ Ti je si ketri… Gjithmonë i zënë… Kur s’ je në shkollë, gjendesh n’ atë lokalin e fëmijve… Kjo do të thotë, se je në shkollë… Po edhe kur je i lirë,  duhet të vraposh pas atyre që s’ kanë ardhur në prova, të bisedosh me nënat e tyre, të shkosh në mbledhjet e SIM-it, të shkosh në mbledhjet e prindërve, etjera, etjera, dhe s’ ke as më të voglën shansë të mësosh se çka po ndodhë në Rusengord…”
“ S’ është e vërtetë,” i thash. Këtë herë më i sigurtë në punën time. ” Unë e di se çka po flitet e çka s’po flitet nëpër odat e shqiptarëve. E di dhe kush qëndron prapa asaj fushate…”
” Ani ç’ mendime ke për to?”
“ Si të them? Vrimat e gardhit s’ mbyllen kurrë. Unë po përpiqem për të mirën e përbashkët, po nëse ata kanë sherbëtorë më të mirë, le t’ i nxjerrin në mbledhjen vjetore.”
Ai u ngrys rishtaz. Shenjë që s’ pajtohej me mua.
“ A di çka,” tha ai. ” Unë s’ e kam të qartë pse duhet ta luash rolin e Jezu Krishtit, kur askush s’ të ka lutur për atë punë?!  Më lejo ta kujtoj se shoqata është familje. Atë ditë që dikush bën një shoqatë është njësoj sikur vendos të bëjnjë çezme, një urë apo një xhami. Atë punë mund ta bëj vetë, mund ta bëj edhe me shokë.Veçse mba vesh! Të bësh një shoqatë nuk është njësoj si ta blesh një dyqan apo tëhapësh një çajtore, se dyqani e çajtorja janë prona private… Për ate thonë bota ”Po shkoj në çajtoren e Filan Filanit” ose ”Po shkoj në dyqanin eFilan Fistekut”… Unë, përderi sa erdha në mbledhjen themeluese dhe vura emrin tim në listën e anëtarëveisha goxha i sigurtë se do merresha me diçka të mirë. Tani që po shoh se si kanë dalë dy alifmatrakë turq dhe po bëjnë çmos ta shembin punën tonë,kuptohet që po brengosem. O vëllau im!” thirri ai. ” Ne jemi ata që e kemi themeluar “Vëllazërimin”. S’ e themeluam për vete, por për shqiptarët. Mjerisht – dhe këte duhet ta themi hapur, ta themi në kupë të qiellit – ne s’ ishim të ndërgjegjshëm se me veprimin tonë i prekëm interesat e një zullumqari, që për hir të xhepave të tij, e nxjerr edhe të jëmën në pazar…”
” Unë kam dëgjuar shumë, por s’ di çka është dhe çka nuk është e vërtetë,” i thash Hajdarit, pa dashur ta përmend Samiun.
Atij i hipi një siklet në ballë.
“ Ti po flet për dënglat e pashës, unë po të flas për dënglat e mbretit,” tha i acaruar. ” Ato që lëshon Ajeti nëpër oda s’ janë të rëndësishme, se shqipja e tij është poaq e kuptueshme sa dhe greqishtja ime. Evet,edhe gjuha e tij i trembëkarapidikët e Kosovës. Megjithate, ajo qëndron larg gjuhës së Safet Selimit, që sa është e ligë, aq është edhe ziliqare.Ajeti është ujk plak dhe s’ ka dhëmbë për të kafshuar. Ai del nëpër Qendër, pi ndonjë çaj e lëshon ndonjë fjalë, por fjalët e tij i merr era. Ndryshe qëndron puna me atë kokëbardhin. Ai është zemërlig si bullgarët e Pçinjës dhe do ta shuaj veprimtarinë tonë…Që nga dita kur është caktuar datae mbledhjes vjetore, ai ka dalë meraport mjekësor dhe s’ bën tjetër pos t’ i trembë shqiptarët…Daja me çaj rusi, ky me raki rrushi… Daja me premtime, ky me kërcënime… Si Noaku para Kiametit… Nga një herë më vjen të qesh, po kjo punë s’ është për të qeshur… Kjo është për të qarë…”
” S’ di ku dreqin e ka hallin,” thash kuturu. Pa u menduar shumë.
“ Ta dëftoj unë” tha ai. ”Ti e di se Maria jeton në të njejtin pallat me atë danezen e tij. Ajo s’ punon kot në Seksionin e Brendshëm… Tani hapi veshët e dëgjo!.. As suedezët s’qenkan më të ndershëm se ne… Edhe këta hëngërkan ryshfet… Edhe këta gënjekan… Edhe këta vidhkan si gabelët… Atë punë bën edhe Stefani, kunati i Safet Selimit. Ai është kryetar i një shoqate të cilën vetë Komunalaja e ka themeluar për t’ i ndihmuar emigrantët…S’ ka nevojë të them se qëllimi i saj është t’i rjepë ardhacakët shqiptarë, turq e jugosllavë sipas parullës “do t’ ju rjepim, si po na ripni”.Ju keni lekë, ne kemi bodrume. Ju doni biljardo, bixhoz e prostituta, ne duam ryshfet.Jo, s’ duam ashtu. Atëherë qitni paret dhe paguani qira…”
Haj, që kemi rënë në bela, mentova.  Të gjithë e dinin që Safeti e kishte marrë atë lokal nga kunati për të zhvilluar aktivitete që ishin në përputhje me normat e shoqërisë suedeze. Por ate që s’ e dinin shqiptarët ishte se ai, pa e pyetur askend, e kishte marrë me kontratë edhe një biljardo dhe e kishte sjellë në klub. Ai donte rrogë të majme nga ai lokal dhe për t’ ia dalë asaj ndërmarrje, tërë kohën sillte badihavxhinj turq e shqiptarë që – për pak pare – ia hapnin dhe mbyllnin falas. Nisjativa e Shoqatës tonë, pra, ishte në shërbim të planeve të tij. Ai donte të pasurohej me djersën tonë.
“ E kam dëgjuar atë përrallë, o Hajdar,” i thash. “Për ate kemi marrë masa dhe – siç e di – s’ kemi shkelur n’ atë lokal. Ajo që s’ e kam të qartë është sa vijon: Ku e ka hallin ai? Përse po derdh lot e po i josh shqiptarët me pije, thua se jemi në prag të Kiametit?”
Ai më pa shtrembër.
“ Te posti, ku tjetër,” thame inatë. ” Nëse gabojmë dhe e zgjedhimedhe një herë kryetar, ai, pa e luajtur as gishtin e vogël, do na rjepë për biljardo,automate dhe një qira që s’ i takon fare. Ajo qira s’ ështe e vogël, se mund ta mbajë një familje gjashtanëtarëshe… Nejse,” tha pastaj,duke dëftuar drejt limanit. “ Këtë bisedë e vazhdojmë pastaj, se erdhëm…”
Udhëtimi Malme – Kopenhagë merte gjysmë ore. Duke qenë se ania filloi ta ngadalsonte vrapin dhe në të dyja krahët e saj ia behën ca godina të larta, ngjyrë cementi, s’ isha i prirur të rrëmoja në gënjeshtrat e Safet Selimit. Megjithate, deri sa po zbrisnim nga anija, i thash se, pa marrë parasysh ato që do të ndodhnin në mbledhjen vjetore, unë do të vazhdoja me Seksionin e rinisë. Fëmijët s’ kishin faj që prindërit e tyre – nga fshatarë të thjeshtë – ishin shndërruar në ”punëtorë të inkuadruar jasht atdheut”. Ata do ta paguanin shtrenjtë ardhjen e tyre në këtë vend.
“ Mirë se erdhët në Kopenhagë,” na tha një mjekrrosh i gjatë, i veshur në xhup kinez. “ Unë jam Torkild Andreasson, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Danimarkë për Kopenhagën.”
“ Mirë se ju gjetëm,” i tham dhe ia shtrënguam dorën.
Njohja ynë me ata të Shoqatës së Miqësisë ishte e përzemërt. Ata, sipas marrëveshjes që kishim bërë me telefon, kishin dalë të na prisnin në liman me një flamur kuq e zi, të cilin e kishin vënë përballë shkallëve që nxirnin në trotuar. Ismet Vrella, që ishte në shoqërinë e tyre,poashtu na zgjati dorën.
Zoti Andreasson, kryetari i degës së Kopenhagës, pasi na prezantoi dhe dy zonjat që kishte me vedi, zonjën Lone Flemming dhe Saffi Lauridsen, na njoftoi se, për shkaqe praktike, s’do të largoheshim nga limanidhe atë çajin që e kishte blerë në Sarandë do ta pinim në shtëpinë e tij private. Ai kërkoi falje që s’ dinte shqip, por falë suedishtës, që e kishim të përbashkët, nuk do të ngelnim në baltë. Përndryshe, s’ na prishte punë as anglishtja.
” Flasim edhe danisht, se zoti vjen shpesh herë në Kopenhagë,” shtoi Hajdari.
” Po, zoti Ismet flet mirë danisht, ” tha zonjusha Saffi.
Kryetari i Shoqatës së Miqësisë banonte në një lagje që gjendej prapa Bibliotekës Mbretërore. Atje kisha qenë disa herë për ta shfletuar “Albaninë” e Faik Konicës dhe dorëshkrimet që kishte sjellë nga Kalabria Profesori Gangale. Atje kisha takuar edhe miqët e vjetër shqipëtarë, zotërinjtë Emil Lafe e Ali Dhrimo, të cilët, njësoj si unë, kishin ardhur t’ i studjonin dorëshkrimet arbëreshe. Profesori Gangale ishte bashkëpunëtor i ngushtë i albanologut të shquar danez, zotit Holger Pedersen.
Rrugës, deri sa po ecnim pranë njëri tjetrit, unë me zotin Andreasson dhe ata me zonjushat Lone e Saffi, mësuam se dega e Shoqatës së Miqësisë Danimarkë – Shqipëri i kishte punët mirë në aspektin ekonomik. Ajo– si kompenzim që rekrutonte turistë të moshave të ndryshme – merte një përqindje të mirë nga agjensia që i çonte dhe merte anëtarët e sajnë Shqipëri.
” Mjerisht, qeveria shqiptare s’ dëfton as më të voglin interes për bashkatdhetarët tuaj që jetojnë në Kopenhagë. Ne, ç’ është e drejta,” tha zoti Andreasson,”jemi të habitur nga neglizhenca e saj për shqiptarët e Jugosllavisë.Sa herëqë kemi nisur ndonjë grupë shokësh në Shqipëri, i kemi lutur të na sjellindisqe, kartolina, flamuj, libra dhe revista të ndryshme, por ata s’ na kanë dërguar gjë… Sikur s’ donë të dinë për egzistencën tuaj… Herë pas here na dërgojnë ca fjalime të Enver Hoxhës dhe presin t’ i përkthejmë nga anglishtja në danishte… Ata besojnë – dhe donë t’ ia mbushin mendjen popullit të tyre– se ne, danezët, vuajmë për bukën e gojës… Mjerisht, ne kemi halle më të mëdha se ta shpëtojmë Danimarkën nga ”kapitalistët” gjakpirës. Kemi probleme me drogën, ndotjen e ambientit, varfërinë e popujve latino-amerikanë, shkeljen e të drejtave të njeriut…”
“ Me këto po merremi edhe ne,” i thash.
Më në fund arritëm para një vile dykatëshe dhe të gjithë, njëri pas tjetrit, u ngjitën në katin e saj të dytë. Zonja Mete, bashkshortja e kryetarit, na priti me tërë bujarinë e saj. Ajo e kishte mbuluar tryezën me bukë të freskët, salçiçe e djath të bardhë danez. Kuptohet, na kish bërë edhe çaj mali, të cilin ia kishte sjellë dikush nga Saranda.
Unë, pasi i prezantova shokët e mi, i njoftova miqët danezë mbi numrin e pakët të shqiptarëve në Malme, mbi aktivitetet që kishim zhvilluar kohëve të fundit,mbi Fletushkën Informative që e kishim në shtyp, si dhe mbi planet që kishim për muajt e ardhshëm. Kuptohet, pasi të ktheheshim nga pushimet verore.
” Nëse mbledhja vjetore nashkon mirëdhe synimet tuaja janë që ta thellojmë miqësinë tonë, jemi të gatshëm të vijmë e të japim ndonjë program me këngë e valle shqiptare,” iu thash. “Pjesërisht për të ju njohur me trashigiminë tonë kulturore dhe pjesërisht për t’ u lidhur me bashkatdhetarët tanë që jetojnë këtu si pastrues të lokaleve, taksistë, gjellëbërës dhe pronarë të shitoreve të vogla.”
” Jeni të mirëseardhur,” tha zonjusha Lone. ” Këtu në Kopenhagë kemi shumë miq shqiptarë dhe ata do t’ ishin të lumtur. E duke qenë se Shoqata ka degë të fuqishme në Odense, Aarhus dhe Aalborg, do t’ ishte n’ interesin tonë të shkonit edhe n’ ata qytete.”
” Ne s’ jemi kundër miqësisë,” tha Ismeti. ” Por duke qenë se jetojmë në një shtet që na ka okupuar atdheun dhe gjithnjë vazhdon t’ i shtypë qytetarët e vet, s’ kemi shumë përvojë nga të drejtat dhe liritë e njeriut. Shpresojmë se me thellimin e miqësisë tonë, do ti thellojmë edhe dituritë tona mbi këto punë.Do Zoti dhe shihemi prapë në Kopenhagë ose Malme.”
” Gjithsesi,” thanë ata.
Pak para orës tetë, pasi i falenderuam miqët danezë dhe iu premtuam të dëgjohemi në vjeshtë, morëm leje të iknim drejt Nyhavnit.Ashtu quhet lagjja ku gjendet limani. Duhej të nxitonim pak, se atje na priste Ismet Reçi me biletat që do na çonin në Malme.

( Vazhdon)

Shkruan: Ramadan Rexhepi