SHPËRNDAJE

Sipas kalendarit Islamik ( për vitin  2019 )

Ditët dhe netët e dalluara fetare islame i ndajmë në tre grupe:

  1. Festat fetare
  2. Ditët dhe netët me vlerë që preferohet adhurimi i shtuar në to
  3. Ngjarjet me rëndësi dhe vlerë në fenë islame

    1.Festat fetare i kemi dy e ato janë: Festa e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

Këto dy festa janë të parapara me Kuran dhe sunet, bile është e paraparë edhe mënyra se si duhet të festohen dhe si duhet të gjendemi në këto festa.

  1. Ditët dhe netët me vlerë që preferohet adhurimi i shtuar në to, janë ato ditë apo netë që janë përmendur nëpër hadithe të Muhamedit a.s. dhe ka porosi dhe preferenca për adhurime të ndryshme në to. Këto duhet dalluar nga netët dhe ditët tjera me anë të adhurimeve të ndryshme, e këto janë:

Nata e Regaibit, nata e Beratit, nata e madhe e Kadrit, dita e arafatit, dita e ashureve, nata e fitër Bajramit dhe nata e Kurban Bajramit.

  1. Ngjarjet përkujtimore me rëndësi dhe vlerë në fenë islame janë, ato ditë apo netë, në të cilat ka ndodhur diçka e rëndësishme dhe e dobishme për fenë islame. Nuk ka porosi fetare për përkujtimin e tyre, por muslimanët me mbështetjen e dijetarëve, gjatë historisë islame i përkujtuan ato me forma të ndryshme të mira dhe përfituan shumë.

Ngjarjet më kryesore janë:

Datlindja e Muhamedit a.s.,  ngjarja e israsë dhe miraxhit dhe viti i ri islamik.

Këto ngjarje është mirë të përkujtohen me forma të ndryshme, përmes të cilave përfitojmë njohuri për ato ngjarje, shtojmë imanin tonë dhe fitojme sevape me veprimet që i bëjmë në to.

Ditët dhe netët e dalluara për vitin 2019 janë:

7 – Mars         – E enjte                     =  Nata e Regaibit

2 – Prill          – E martë                    =  Nata e Israsë dhe Miraxhit

19 – Prill        – E premte                  =  Nata e Beratit

6 – Maj           – E hënë                     =  Dita e parë e Ramazanit

31 – Maj         – E Premte                 =  Nata e kadrit

3 – Qershor     – E hënë                    =  Nata e Fitër Bajramit

4 – Qershor     – E martë                   =  Festa e Fitër Bajramit

10 – Gusht      – E shtunë                  =  Dita e Arafatit   ( Nata e Kurban Bajramit )

11 – Gusht      – E diel                       =  Festa e Kurban Bajramit

31 – Gusht      – E shtunë                  =  Viti i Ri Islamik   1441

9 – shtator       – E hënë                    =  Dita e Ashureve

8 – Nëntor       – E premte                 =  Nata e Mevludit

 

KBI   Bujanoc   

Ragmi Destani