SHPËRNDAJE

Nuk janë të paktë emrat me famë ndërkombëtare nga muzika që kanë dëgjuar për trojet shqiptare.

Afërsia me yjet botërorë si: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Era Istrefi, Ava Max dhe Njomza, ka bërë që shumica e të famshmëve nga rrafshi ndërkombëtar, të njihen me prejardhjen e përbashkët të këngëtareve në fjalë.

Së fundmi, DJ me famë botërore, DJ Snake, ka pasur rastin që në festivalin e famshëm”Coachella”, të takohet me reperin e njohur shqiptar, G4shi.

Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, DJ Snake shfaqet edhe duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, në shenjë respekti për shqiptarët.

View this post on Instagram

👐🏼 Coachella 2019 👐🏼

A post shared by GASHi (@gashi) on

I njëjti pritet që këtë vit të vijë në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, që do të organizohet në muajin gusht.

Ndërkohë, G4shi së fundmi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “My Year”, në bashkëpunim me G-Eazy.