SHPËRNDAJE

Avokti dhe analisti Besnik Berisha ka thënë se është bërë dëm i pariparueshëm në Agjencinë e Kosovës për Inteligjecë si dhe në Policinë e Kosovës me rastin e çështjes së të birit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit.

Derisa është debatuar për këtë ngjarje, këshilltari i ish-kryeministrit Mustafa, Besnik Berisha ka thënë se duhet shqyrtuar dhe hulumtuar secili detaj pasi mund të ketë verzione të ndryshme që mund të kenë ndodhur sa i përket raportimeve për vepër penale të të birit të shefit të AKI-së duke theksuar qëndrimin e Policisë së Kosovës se ai nuk kishte të bënte asgjë me mjetet dhe elementin e gjetura në veturë.

”Jo rrallë herë unë rreshtohem kundër shumicës që trumbeton ndaj diçkaje të caktuar. Është bërë një dëm i pariparueshëm në AKI dhe në Policinë e Kosovës. Pse kjo? Sepse një gjë e tillë nuk u konstatua nga Policia e Kosovës, as në mbrëmjen kur djali u arrestua por edhe as në rastin kur u ngrit kallëzimi penal”, ka thënë Berisha në Zona B të Klan Kosovës.

”Ose Policia e Kosovës me të vërtetë ka bërë një gabim për një qytetar të Republikës së Kosovës, ose ka ndodhur një krim gjatë procedurës, ose është viktimë djali i tij nga dikush të cilin mund ta ketë mik ose armik”.

”Kemi një situatë kur njerëzit presin, vëjnë në pikëpyetje punën e Policisë së Kosovës. Për ta përmbyll juridikisht mendoj se është shkelur çdo e drejtë e qytetarit të Republikës së Kosovës. Është shantazhuar institucioni i Policisë dhe AKI-ja”.

”Dëmi që është bërë gjykoj se duhet t’i përgjigjet. Mund të ketë gjasa që dikush ka montuar rastin për t’i prishur figurën e Shpend Maxhunit”.

”E kam parë se sa e lehtë dikush mund të bëhet cak i një sulmi të merituar apo jo. Sikur të ishte krimineli më i madh ai nuk guxon të pushkatohget pa u vërtetuar nëse në këtë rast Shpend Maxhuni ka futur duart në manipulimin e rastit të djalit të tij”.

”Kemi gabuar pa pasur një raport zyrtar nga Policia e Kosovës”, tha Berisha.