SHPËRNDAJE

Thuhet se në jetë sa më shumë të japësh aq më shumë do të marrësh Kësisoj është për t’u vlerësuar gjesti shembullor që bëri sot një djalë në qytetin e Gjilanit
Edhe pse duket i ri në moshë, me çantë mbi shpinë e që sigurisht po kthehej nga shkolla mendja e tij funksionoi shumë mirë.

Ai hoqi pallton e tij dhe i dha një lypsari i cili qëndronte i ulur në tokë nën reshje të shiut, transmeton Indeksonline.

Përpos kësaj ai e ndihmoi të moshuarin të vishej dhe të ishte më i mbuluar në kraharorin e tij që sigurisht kishte shumë të ftohtë. Gjeste të tilla nuk ndodhin shpesh por që padyshim meritojnë çdo lëvdatë.