SHPËRNDAJE

Në Beograd ka ndodhur një krim, në të cilin djali e ka therur babanë e vet, ka konfirmuar MPB-ja.

Burime jozyrtare të mediave serbe njoftojnë se vrasja ka ndodhur në banesën familjare në rrugën “Resavska” në qendër të Beogradit, ndërsa viktima është identifikuar si Branimir Ljumoviq (79), ish-udhëheqës i Odës Ekonomike të Serbisë.

Në polici është raportuar se djali i Branimirit, R.Lj. (37) e ka vrarë të babanë e vet me 15 therje me thikë, ndërsa fqinjët vetëm pak para aktit kriminal e kanë parë se si e shëtit qenin në park.

“Thirrjen për intervenim e morëm pak para orës 15:00, ndërsa burri ka qenë i therur me thikë.

Djali, i cili sipas fqinjëve të familjes, ka qenë i varur nga droga, pas kryerjes së vrasjes i është rrëfyer shokut të vet nga ndërtesa fqinje.