SHPËRNDAJE

Marko Gjuriq i bëri thirrje erbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se “në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vjet burg”.

Gjuriq tha se Lista Serbe, e cila kundërshton formimin e Ushtrisë në Kosovë e ka mbështetjen e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë serbe.

Gjuriq tha se “është mirë që ushtria serbe ka hyrë në rrugën e modernizimit dhe forcimit, sepse për Serbinë paqja është më e rëndësishmja”. Misioni i EULEX-it në Kosovë është i pasuksesshëm , sepse nuk ka krijuar kushte për sundimin e ligjit.

“Një EULEX të tillë e sollën nga ata që thonë se Kosova duhet të lejohet pa asnjë kusht të anëtarësohet në OKB”, tha Gjuriq.