SHPËRNDAJE

Enrique

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, thotë se lojtarët e tij kanë pasur paraqitje shumë të mirë në fitoren 2 -1 ndaj Atleticos në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Atletico mbylli pjesën e parë me epërsi prej 0 me 1, por edhe me një lojtar më pak pasi golashënuesi Fernando Torres u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë Luis Suarez shënoi dy gola për të qetësuar katalunasit para takimit të kthimit që zhvillohet javën e ardhshme.

Pas takimit Luis Enrique ka thënë se është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“I kam parë lojtarët e mi që luajtën me pasion. Por ata ishin edhe të qetë dhe të matur”, ka thënë ai pas takimit.

Luis Enrique synon fitore edhe në ndeshjen e kthimit.

“Do të shkojmë në Calderon për të fituar. Nëse është një skuadër që mund ta bëjë këtë, jemi ne”, ka shtuar