SHPËRNDAJE

Nursel Köse është njëra ndër aktoret më të famshme në Turqi.

Ajo studioi dhe punoi në Gjermani për një kohë. Pastaj aktorja njihet edhe me një rol në filmin e mirënjohur “The Edge of Heaven”

Por, ajo u bë e njohur si në Turqi ashtu edhe në Kosovë me rolin e saj si “Kerimani”, në serialin “Fate të lidhura”, si një grua e cila është e dashuruar pas gjërave materiale.

Megjithatë me këtë rol, ajo rrëmbeu zemrën e shumë fansave.

Por, a e keni ditur se ajo tashmë ka bërë 56 vjet.

Nursel ka lindur më 29 mars të vitit 1961 në Malatya të Turqisë.

 

Ndërsa, për dallim nga seriali, në jetën e përditshme ajo është një zonjë me shumë stil dhe e pasur.