SHPËRNDAJE

Për të humbur në peshë, mjafton që ju të konsumoni dy vakte në ditë. Studiuesit edhe një herë tjetër i mëshojnë faktit për ndjekjen e një regjimi dietik të shëndetshëm. Sipas një studimi të fundit të kryer në këtë drejtim, më shumë se sa kaloritë duhet të bëhet kujdes me orën, pra të hash çdo 12 orë pa u kufizuar te ushqimet që konsumon.

Studiuesit e Institutit “The Salk” në SHBA thonë se të ngopesh me vetëm dy vakte në ditë, mjafton për të humbur peshë. Një pjesëtar i studimit ka thënë se: “Këshilla kryesore për t’u dobësuar është ndjekja e një regjimi dietik të shëndetshëm.

Ushqim

Por shumë njerëz nuk kanë mundësi të ndjekin një dietë të tillë dhe pyetja që lind është, po duke hequr dorë nga dieta e shëndetshme dhe duke larguar në kohë vaktet, a mund të dobësohen?”. Në studimin në fjalë u përfshinë 400 minj, të shëndetshëm dhe obezë ndaj të cilëve u aplikuan një sërë dietash me diferenca të ndryshme nga vakti në vakt.