SHPËRNDAJE

Doganierët në vendkalimin kufitar në Merdare, në pjesën hyrëse të punktit kontrollues më 9 korrik kanë konfiskuar një shumë të konsiderueshme të devizave të cilat nuk janë paraqitur në doganë.

Sipas drejtorisë së doganave vepra penale është gjatë një kontrolli të veturës ” PORSHE KAJNE ” me targa gjermane, në të cilën kanë qenë duke udhëtuar dy shqiptarë me nënshtetësi të Serbisë, shoferi i automjetit ka qenë me vendbanim në Gjermani.

Gjatë bisedës me doganierët të dy udhëtarët kanë thënë se nuk kanë asgjë për të deklaruar, dhe se 37 vjeçari gjegjësisht shoferi ka me vete pak më shumë se sa shuma e lejuar 10 mijë euro, ndërsa 38 vjeçari bashkudhëtari më pak se ajo shumë dhe se bashkarisht kanë gjithsej 20 mijë euro.

Doganierët gjatë dyshimit të fjalëve të tyre kanë vendosur që ta kontrollojnë automjetin, udhëtarët dhe bagazhin, dhe sipas komunikatës kanë patur të drejtë sepse gjatë kontrollit kanë zbuluar më shumë para se sa kanë lajmëruar.

Fillimisht në xhepat e bashkudhëtarit janë gjetur 7 mijë euro, ndërsa në çantën e librezës së servisimit edhe 9 mijë euro për të cilat bashkudhëtari ka thënë se i takojnë atij.

Gjatë kontrollit edhe xhepat e shoferit kanë qenë përplot me para, kështu që tek ai janë gjetur rreth 9 mijë euro, ndërsa në folin kundër diellit e cila ishte vendosur në anën e shoferit janë gjetur të fshehura edhe 9.500 euro.

Për shkak se udhëtarët nuk kanë patur asnjë vërtetim për bartjen e devizave të huaja, secilit prej tyre iu janë kthyer shuma e lejuar nga 10 mijë euro, përderisa shuma prej 13.850 euro është konfiskuar deri në zgjidhjen e rastit për kundërvajtje./presheva.com/