SHPËRNDAJE

Drejtori i përgjithshëm i Caritas Kosova njëkohësisht famullitar në Ferizaj- Don Viktor Sopi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për fenë, jetën e shkencën.

Sopi ka thënë se gjërat e detyrueshme për t’u besuar janë të shkruara në dogma ndërsa për fenomenet tjera njeriu mund t’i besoj ose jo dhe me këto veprime nuk lëkundet bindja e tyre e krishterë.

Ai ka thënë se besimi apo jo i ekzistencës së jashtëtokësoreve është çështje e bindjeve të lira dhe besimtari nuk është i obliguar për ta besuar ose jo një gjë të tillë, raporton Telegrafi.

Famullitar në Ferizajt ka thënë se askush nuk mund ta dijë kur është fundi i botës. Ai ka thënë se sipas mësimit të krishterë janë disa shenja që mund të paralajmërojnë fundin e botës.

Sopi ka sqaruar edhe një prej çështjeve më te diskutuara në opinion, mos martesën e priftërinjve.

Ai ka thënë se priftërinjtë mund të martohen para shugurimit. Pasi të shugurohen atyre nuk iu lejohet martesa për shkak se ata kanë zgjedhur vet përkushtimin për t’i shërbyer Zotit.

“Jo të gjithë kanë ato virtyte për të pranuar atë detyrë”, tha ndër të tjera Don Viktor Sopi.

Personale – E verteta per jeten dhe Zotin sipas doktrines se krishtere – 13.07.2019

Personale – E verteta per jeten dhe Zotin sipas doktrines se krishtere – 13.07.2019

Gepostet von RTV Dukagjini am Samstag, 13. Juli 2019