SHPËRNDAJE

Ministrja britanike e ngarkuar me marrëdhëniet me Parlamentin, Andrea Leadsom ka dhënë dorëheqje.

Ajo vlerësoi se nuk beson më qe Qeveria mund të aplikojë rezultatin e referendumit të qershorit 2016 që ishte në favor të Brex-it.

“Me keqardhje dhe me një zemër të rëndë që kamë vendosur të jap dorëheqje nga Qeveria”, shkroi ajo në Twitter, lart letrës së dorëheqjes.

Duhet përkujtuar që Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May është përballur me shumë dorëheqje gjatë muajve të fundit brenda qeverisë që udhëheq ajo për shkak të mos-pajtimeve në lidhje me Brexit.

Madje Leadsom tha se ka qëndruar për kaq shumë kohë, vetëm për të luftuar Brexit-in.

Një njoftim për mundësinë e dorëheqjes së saj orë më parë e ka paralajmëruar edhe korrespodenti i Skynews, Jon Craig.