SHPËRNDAJE

Pas shumë muajsh mungesë në fushë, Juventusit ndaj Ajaxit iu rikthye braziliani Douglas Costa.

Braziliani u fut në lojë në minutën e 60-të për ta zëvendësuar Mario Mandzukicin.

Ndikimi i tij në lojë ishte i menjëhershëm me lëvizje të bukura, duke e rrezikuar edhe portën.

Një lëvizje e tij ndaj mbrojtësit Joel Veltman, po bën xhiro në rrjetet sociale, duke na e kujtuar brazilianin e famshëm Ronaldinhon.

Në fundin e lojës ai bëri edhe një sprint të shpejtë, ku goditja e tij qëlloi shtyllën.

Juventusi mori një barazim (1-1) si mysafirë që do t’i ndihmojë në ndeshjen kthyese.