SHPËRNDAJE

Kosova Lindore më në fund ka kandidatin e saj që premton mbështetje institucionale, zëri i vetëm i qytetarëve më të diskriminuar dhe më të margjinalizuar në Komunën e Gjilanit dhe në tërë Republikën e Kosovës.
Dr. Burhan Arifi nga radhët e Partisë së Drejtësisë në Gjilan është njëri ndër kandidatët më serioz që ka patur Kosova Lindore më parë, gjithashtu dhe krenaria e Kosovës Lindore. Ai është një nga bijtë dhe bijat e asaj ane, që lanë të gjitha mbrapa me qëllimin që një ditë të jenë kontribues për shoqërinë, e sidomos për vendlindjen.
Person me një bagazh të madh të vlerave morale dhe etike, kontribues në çështjet e sferës kombëtare dhe shkencore, duke dhënë maksimumin e tij që qytetarët e Kosovës Lindore të realizojnë të drejtat e barabarta në Kosovë, një nga ideatoret e nisjes për ndarjen e specializimeve me pagesë nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës për mjekët nga Kosova Lindore, që më parë as që ishte menduar në këtë drejtim. Personalitete të tilla do të jenë frymëzues për të tjerë, dhe duke pasur mbështetjen e qytetarëve ai do të jetë edhe më tej zë i tyre në asamblenë Komunale të Gjilanit.
Dr.Burhan Arifi shprehet qartë se kërkon mbështetjen e qytetarëve të Komunës së Gjilanit, por kësaj here kërkon mobilizim të qytetarëve të Kosovës Lindore më të drejtë vote, që ta mbështesin dhe t’i japin mundësinë t’i përfaqësojë në institucionet komunale.
Votoni nr.44 Partinë e Drejtësisë votoni Dr.Burhan Arifi nr.5