SHPËRNDAJE

“Dua raportet më të mira të mundshme me Rusinë, por treni i Serbisë duhet drejt perëndimit” ka vlersuar ish ministri i jashtëm i Serbisë Vuk Drashkoviq, transmeton preshev.com.

Ai shton se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd ka qenë historike dhe se ato që ndodhën nuk duhet ti jepen shumë rëndësi pasi shumë shpejt do të harrohen.

Vizita ka rëndësi të madhe. Kryeministri i Shqipërisë erdhi në Beograd dhe ka biseduar me kryeministrin e Serbisë. Ka vizituar komunitetin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ka ftuar kryeministrin e Serbisë të vizitojë Tiranën, ka thënë  Drashkoviq për DW.

Edhe po të mos kishin arritur asgjë marrëveshje, përveç që qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë të udhëtojnë me letërnjoftime – kanë bë një hap historik, ka vlersuar Drashkoviq.

Realiteti është që 108 shtete kanë pranuar pavarsinë e Kosovës dhe realiteti është që nga viti 1999  nuk ka më sovranitet mbi Kosovën, nuk ka më qeverisje as gjyqësore, as ligjore, nuk ka më forca ushtarake, policore. Realiteti është që Serbia dhe Shqipëria duan të bëhen antare të Bashkimit Evropian, ndërsa nga 28 shtetet antare të BE-së, 23 kanë pranuar pavarsinë e Kosovës. /presheva.com/