SHPËRNDAJE

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa perms rrjetit social ka bërë të ditur se nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik janë lejuar tekstet mësimore nga Shqipëria, duke theksuar se ”Numri është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar. plus 8 komplete të teksteve “gjuha serbe si gjuhë jo amëtare” me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë, ka shkruar ndër të tjerash Mustafa.
Lidhur me këtë informatë presheva.con ka kontaktuar drejtorin e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc Naser Zahirin dhe atë të shkollës fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë Ali Latifin.
Latifi është shpehur se, “këtë informatë e kemi ndëgjuar vetëm nga Këshilli Kombëtarë Shqiptarë dhe përderisa nuk kemi shkresë zyrtarë nga Ministria e Arsimit e Sërbisë për tekstet të tilla, nuk mund të them se kjo është punë e kryer dhe se ne do të mund ti përdorim ato tekste” është shprehur Latifi.
Deklaratën e kryetarit të KKSH-së, për sigurimin e teksteve në gjuhën shqipe nuk e konsideron serioze edhe drejtori i shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc Naser Zahiri.
Gjatë bisedës Zahiri është shprehur se, edhe vitin e kaluar kemi patur shumë premtime nga kryetari i KNSH-së por na dolën që nuk ishin serioze.
Sa i përket teksteve që i ka pubnlikuar Mustafa, përderisa nuk marrim vendim nga Ministria e Arsimit e Sërbisë ne nuk mund të themi se do të mund ti përdorim ato tekste, është shprehur Zahiri.
Si do që të jetë, shtatori do të na mësojë nëse tekstet e publikuara nga KKSH do të jenë mbi bankat shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginë të Preshevës/presheva.com/