SHPËRNDAJE

Drejtori i bibliotekës ‘’Mehmet Jusufi’’, Reshat Neziri me bashkëpunëtorët e tij ka qëndruar në R,Kosovës me ç’rast ka vizituar bibliotekën kombëtare Pjetër Bogdani.Gjatë kësaj vizite ata u takuan me drejtorin e bibliotekës z.Fazli Gajraku ku u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellët në mesë dy institucioneve.

Takimi ka rezultuar i suksesshëm ku drejtori Gajraku është zotuar se bibliotekën e qytetit ‘’Mehmet Jusufi’’, do ta ndihmojë me libra të ndryshëm, pastaj në aspektin profesional dhe aftësimin kadrovik . Ndërkaq drejtori Reshat Neziri e ka njoftuar drejtorin e bibliotekës kombëtare mbi anëtarësimin e bibliotekës së qytetit në sistemin COBISS, ndërsa kjo e arritur u vlerësua lartë nga Fazli Gajraku, duke pas parasysh që ky është një hap shumë i madh pasi në këtë sistem nuk janë të kyçura shumë bibliotekatë mëdha rajonale.

Pas këtij takimi drejtori Neziri ka vizituar edhe bibliotekën ‘’Hivzi Sylejmani’’ në Prishtinë dhe atë ‘’Fan Noli’’ në Gjilan, ku u akorduan për bashkëpunime më intensive në mes këtyre institucioneve./presheva.com/