SHPËRNDAJE

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu ka publikuar informatën për media lidhur me dezinformata që janë bërë drejtuar këtijë institucioni pak ditë më parë nga këshilltari i PVD-së, dr Ridvan Tahiri të thëna në seancën e Kuvendit komunal në Preshevë. Jemi të obliguar që për hir të opinionit në mënyrë transparente të japim faktet për furnizim me barna për vitin 2018 dhe për mos “angazhim” të udhëheqjes së Shtëpisë së shëndetit për mos plotësimin e vendeve të zbrazta me personel shëndetsorë. Gjatë vitit 2018 furnizimi me barna në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë dallueshëm ka qenë më mirë se në vitin paraprak dhe në këtë ka ndikuar disciplina në fakturimin e barnave dhe qasja pozitive e pushtetit lokal për transfer të mjeteve financiare për barna dhe material sanitet. Gjatë vitit 2018 Fondi Republikan për 9 muajt e parë ka bartë 3.500.000 dinarë kurse fakturimi për këtë periudhë ka qenë 4.279.698 dinarë. Për të njejtën periudhë kohore të vitit 2017 fakturimi ka qenë 3.400.000 dinarë që do të thotë se në vitin 2018 furnizimi dhe fakturimi për këtë periudhë ka qenë për 879.698 dinarë.

 

Gjatë vitit 2017 Shtëpia e shëndetit për pacientë ka harxhuar, gjegjësisht ka faktuar për 12 muaj 4.840.368 dinarë kurse gjatë vitit 2018 deri në fund të vitit pritet që fakturimi gjegjësisht furnizimi me barna për pacientët të arrij shumën 6.000.000 dinarë duke patur parasysh faktin se Fondi Republikan për Shëndetësi me kërkesë të Shtëpisë së Shëndetit ka rrit mjetet e parapara për barna për 600.000 dinarë çka pritet që brenda muajit 11-të ta bëj transferimin ku furnizimi do të jetë edhe më i mirë. Me gjithë këtë Shtëpia e Shëndetit nuk do të ndalet me kërkesa ndaj ministrisë së shëndetësisë dhe Fondit Republikan për përmirësimin e furnizimit me barna dhe material saniteti. Drejtori i këtijë institucioni shëndetësorë, Driton Salihu ka konfirmuar se sa i përket angazhimit të Shtëpisë së Shëndetit për plotësimin e vendeve të zbrazta ku për këto 4 vitet e kaluara Shtëpia e Shëndetit ka humbur 29 persona ku mbi 50% janë mjek, me përgjegjësi të plotë mund të themi se gjatë muajit tetor, drejtori i shtëpisë së shëndetit për këtë qëllim ka realizuar 2 takime në ministrinë e shëndetësisë, edhe atë me datë 11.10.2018 dhe 23.10.2018 dhe atë me temë diskutimi Ndryshimin e planit kadrovik ekzistues dhe me plotësim të vendeve të zbrazura në Maternitetin jashtëspitalor çka brenda këtyre ditëve pritet përgjigja pozitive. Kësaj here për hir të dezinformatave që kanë dal nga këshilltari i Kuvendit komunal nga radhët e PVD-së, njëherit edhe kryeshef i shërbimit të Pediatrisë në Preshevë, për të gjtiha që kemi thënë më lart, jemi të hapur me dokumente, jo vetëm për këshilltarin në fjalë, po për të gjithë të tjerët që janë të interesuar që ne i kemi deklaruar në këtë reagim, thuhet kështu në informatën për media të Drejtorit tl Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu./presheva.com/