SHPËRNDAJE

“Një komb që harron të kaluarën, nuk ka të ardhme” thënie kjo e Winston Churchill, shkruan kështu në profilin e tijë në rrjetin social fb, zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu.

Së bashku me kryetarin e kuvendit, Sami Salihu, me këshilltarë të kuvendit komunal si dr. Avni Nuhiu dhe Fidan Nuhiu në prani të vendasve dhe qytetarëve që erdhën për ti nderuar viktimat vizituam vendin ku është ngritur një lapidar në përkujtim të kësaj masakre.

Nga personalitete që ishin prezent, ndëgjuam histori nga dëshmitarët e kësaj ngjarje makabër. Është me rëndësi të përkujtojmë këtë ngjarje, për të dashur më shumë kombin tonë dhe rezistencën tonë shekullore shkruan Armend Aliu.

Vlen të përmendet se në vitin 1944, në fshatin Isëukaj të Malësisë së Preshevës, ka ndodhur një nga masakrat më të mëdha në historinë shqiptare.

Nga mbi 100 viktima, vetëm 1 i ekzekutuar me plumb, të tjerët të masakruar./presheva.com/