SHPËRNDAJE

Në seancën e rregullt të kuvendit komunal në Preshevë këshilltarët opozitarë sërish kanë tentuar të krijojnë incidente duke shkatruar pronën publike, zërimin dhe foltoren e kuvendit dhe duke u përballur fizikisht me drejtuesin e kuvendit dhe këshilltarët.

Këshilltari i PVD-së, Rinor Krasniqi në mbledhjen e sotme të kuvendit gjatë fjalimit të tijë debatues ka filluar ofendimet ndaj drejtuesve institucional të pushtetit lokal në Preshevë duke eskaluar nervozizmi i tijë deri në prishjen e aparaturës në foltore.

Në bazë të rregullores së kuvendit kryesuesi, Sami Salihu pas incidentit ka kërkuar suspendimin e këshilltarit nga kjo mbledhje, kërkesë kjo e cila nuk është rrespektuar nga personi në fjalë dhe drejtuesit e opozitës.

Polemikat vazhduan duke nxitur situatën dhe këshilltarin e tyre për të vazhduar përballjen edhe më tutje deri në eskalim të situatës. Punimet kuvendi i ka vazhduar në një sallë të improvizuar meqë në sallën e kuvendit nuk kishte kushte për normalitet të punës.

Edhe në sallën e improvizuar kanë vazhduar polemikat ku është dashur të intervenojnë punëtorët e kompanisë së sigurimit MNF që janë të kontraktuar në objektin e administratës komunale për ruajtjen e rendit dhe hapësirës publike.

Rastin e sotëm e kanë dënuar drejtuesit institucional të pushtetit lokal si kryetari i komunës dhe zëvendësi i tijë. Kryetari, Shqiprim Arifi veprimet e këshilltarit, Rinor Krasniqi i quan skandaloze sepse ky persona po përçon mesazhe të këqija tek opinioni publik.

Arifi ka kërkuar nga Krasniqi që të mos instrumentalizohet nga drejtues të partisë PVD dhe PDSH të cilët janë të prirur për të inskenuar skena të tilla vetëm për të prishur mbledhjet e kuvendit. Rastin e sotëm e ka cilësuar si veprim jo të mirë edhe zëvendës kryetari i komunës, Armend Aliu i cili ka kërkuar maturi nga këshilltarët e këtijë kuvendit nga të gjitha partitë politike për veprimet që ata bëjnë.

Edhe shefi i grupit të këshilltarëve të APN-së, Amir Latifi dhe këshilltari nga ky subjekt politik, Almin Shaqiri dënojnë incidentin e sotëm duke kërkuar nga kolegët këshilltarë të jenë më kooperues dhe konstruktiv gjatë mbledhjeve të kuvendit sepse jetojmë në një shoqëri të përbashkët dhe ndasitë nuk i shërbejnë askujt.

Ndërsa drejtori i kompanisë së sigurimeve MNF, Agron Fazliu për portalin preshevacom ka sqaruar momentin e intervenimit të punëtorëve të tijë pas marrjes së urdhërit për largim nga salla të këshilltarit, Rinor Krasniqi.

Gjatë intervenimit ata janë përballur me sulm fizik nga këshilltarët opozitarë ku njëri punëtorë ka marrë edhe lëndime trupore.

Për aspektin procedural të ndëshkimit të këshilltarit që ka thyer rregulloren e kuvendit dhe ka bërë dëmtimin e pronës publike priten qëndrimet zyrtare nga personat kompetent./presheva.com/