SHPËRNDAJE

Me rastin e festës së ri-bashkimit të Gjermanisë (Tag der Deutschen Einheit),kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi së bashku me zëvendës kryetarin e Komunës, Armend Aliu patën takime zyrtare me drejtues të ambasadës gjermane. Në këtë takim pushtetarët lokal me stafin diplomatik gjerman patëm nderin të njoftohen me ambasadorin e ri gjerman të emëruar në Beograd, z. Thomas Schieb, me ç`rast informuan z. Schieb me situatën aktuale dhe politike në Luginën e Preshevës. Republika Federale e Gjermanisë konsiderohet si mike e shqiptarëve, ndërkaq kemi bindjen e thellë se do të hasim në përkrahje për realizimin e aspiratave tona ka thënë ndër të tjera kryetari Arifi.

Takimet në Beograd kanë vazhduar edhe me dy ambasadorë të vendeve mike. Me ambasadorin e Zvicrës, z. Philippe Guex në mes tjerash në fokusin e bisedës miqësore ishin tekstet shkollore në gjuhën shqipe. Ndërsa me ambasadorin e Norvegjisë, z. Arne Sannes Bjørnstad, kryetari i komunës dhe zëvendës kryetari fokusin e bisedës e kishin të orientuar tek hapja e kalimit kufitar Miratoc – Llojan. Poashtu në agjentën e takimeve ishte realizuar edhe takimi me Ambasadorin e Republikes së Shqipërisë, z. Ilir Boçka të cilin e kanë njoftuar rreth përgatitjeve për zgjedhje në Këshillin Nacional. Mbështetja nga miqtë tanë ndërkombëtarë vetëm se vazhdon e fuqizohet, ka shkruar kështu në rrjetin social fejsbuk, kryetari i komunës, Shqiprim Arifi./presheva.com/