SHPËRNDAJE

Një delegacion nga Real Madridi thuhet se kanë udhëtuar në Paris për të negociuar transferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germain.

Reali thuhet se është ‘optimistë’ se ata mund të përfundojnë marrëveshjen dhe ky besim nxitet nga ‘marrëdhëniet e këqija’ të PSG-së me Barcelonën dhe dëshira e tyre për të shitur brazilianin.

Më parë të enjten, Marca citoi një raport nga gazeta L’Equipe që pretendonte se Gareth Bale, James Rodriguez dhe Keylor Navas ishin tre lojtarë të përfshirë në një ofertë të Madridit, së bashku me 100 milion euro për Neymar, por e cila u refuzua nga PSG.

Raporti i freskët nga gazeta Marca ka pohuar se Reali ‘është në një pozitë më të mirë’ sesa Barça për të nënshkruar me lojtarin, i cili ka ndërmend të largohet nga kampionët francezë, të cilët gjithashtu janë të etur për të përfunduar shitjen e tij.

Neymar ka qenë vazhdimisht i lidhur me një rikthim në Spanjë që nga largimi i tij me gjigantët katalunas dhe Real Madridi është i prirur për një transferim të ardhshëm.