SHPËRNDAJE

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka ka thurë elozhe për xhudisten pejane, Majlinda Kelmendi. Majlinda Kelmendi e ka filluar vitin 2019 si është më së miri, duke fituar medalje. Xhudistja pejane ka arritur të rrëmbej medaljen e artë në Grand Prixin e Tel Avivit në Izrael.

I mjaftuan vetëm 35 sekonda për të triumfuar në finale, Kelmendi e artë në Tel Aviv 27-vjeçarja ka fituar katër ndeshje me ippon duke përfunduar në vendin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Majlinda me medaljen e artë Triumfi i Majlindës ka bërë krenar të gjithë shqiptarët, por në veçanti trajnerin e saj Driton Kuka. Kuka ka reaguar përsëri sot në rrjetet sociale duke shkruar se Majlinda po na bënë krenar çdo ditë e më shumë.

Driton Kuka pas fitores së Majlinda Kelmendit: E arta e kombit “Motivimi i të premtes. Një ndër fitoret e Majlindës në Grand Prix Tel Aviv” “Të rinjtë si Majlinda po na bëjnë krenar çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ndryshe, Majlinda do të jetë shumë aktive në vitin 2019, tani ajo është kthyer në stërvitje të plotë dhe po i afrohet edhe më tepër mbrojtjes së titullit në Tokio 2020.