SHPËRNDAJE

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu ka paraqitur raportin e shpenzimeve vjetore për vitin 2018 lidhur me derivatet e shpenzuara nga makinat zyrtare. Në bazë të këtijë raporti për vitin 2018, 15 veturat e Shtëpisë së Shëndetit kanë kaluar gjithsejt 379.876 kilometra dhe janë harxhuar gjithshejt 55.070 litra derivate.

Në bazë të të dhënave zyrtare të drejtorisë së këtijë institucioni në Beograd janë transportuar 210 vozitje, për në qendrën spitaore në Nish 270 vozitje dhe nëpër destinacione që kanë të bëjnë me Banjat termale në vend kanë qenë në dispozicion 24 vozitje gjatë vitit që kemi lënë pas.

Drejtori Salihu për portalin preshevacom ka konfirmuar se vetura me më së shumti kilometra të kaluara është 583.513 km ndërsa gjatë këtij viti jashtë përdorimit janë 4 vetura të udhëtarëve dhe ato për sanitet./presheva.com/