SHPËRNDAJE

Në seancën e mbajtur me 24 prill, Driton Salihu emërohet drejtor në Sh.sh.në Preshevë. Kuvendi i Komunës në seancën e tretë me 20 vota ka emëruar Salihun si drejtor për mandatin katër vjeçar. Drejtori Salohu ka studiuar në Universitetin e Tiranës-dega Stomatologji dhe ka rreth 15 vite përvoj pune.

Me këtë rast Salihu ka falënderuar këshilltarët e kuvendit komunal për besimin e dhënë.

”Ju faleminderit këshilltarëve për besimin e dhënë sot në Kuvendit komunal për mandatin katër vjeçar në postin e drejtorit të Shtepisë së Shendetit në Preshevë e në veçanti ata që besuan për një shëndetësi më të mirë në krye me kryetarin Shqiprim Arifi!” është shprehur Salihu./presheva.com/