SHPËRNDAJE

Pjesa më e madhe e popullatës në vendin tonë vazhdojnë ta përdorin drurin si mjetin e vetëm për ngrohje për të përballuar të ftohtin e dimrit, vlenë të theksohet se vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë të instaluar sistemin e ngrohjes qëndrore, një pjesë e të cilëve edhe për këtë përdorin drurin ndërsa të tjerët lëndët tjera djegse, por jo të gjithë e kanë këtë luks.

Jemi ne stinën e vjeshtës, plot traktorë të mbushur me drunjë mund t’i hasin qytetarët si në rrugët e qytetit të Preshevës po ashtu edhe në fshatra.

Një metër kub e drunjëve këtë vit është nga 35 deri në 40 euro, varësisht nga lloji dhe kualiteti i drurit, që sipas shitësve këtë vit çmimi i drunjëve sillet rreth 180 euro deri 230.
Ata prapa kamerave për portalin presheva.com thonin se ky çmim i drunjëve nuk ka ndryshuar fare këtë vit, ka qen kështu edhe gjatë stinës së verës,jemi të knaqur me shitjen e drunjëve ka mjaft të interesuar për blerje.

Kërkesat e qytetarëve shkojnë më shumë për dru të bungut dhe dushkut.

/presheva.com