SHPËRNDAJE

Viti 2019 i ka filluar mbarë këngëtares Dua Lipa. Ajo gjatë këtij muaji fitoi disa çmime dhe ka hyri në histori duke u bërë shqiptarja e parë që fiton Grammy.

Lipa e cila ishte e nominuar katër herë në Brit Awards 2019 , sonte rrëmbeu çmimin “Brish Single” me këngën “One Kiss” të realizuar së bashku me Calvin Harris.

Mirëpo disa ditë më parë ajo bëri histori në ceremoninë prestigjioze Grammy duke u bërë shqiptarja e parë që fiton një çmim të tillë. Lipa, çmimin e parë e fitoi në kategorinë “Best Dance”, duke e marrë çmimin e parë “Grammy” në karrierë, për të vazhduar më vonë edhe më çmimin e dytë, atë në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”