SHPËRNDAJE

Dua Lipa është nga këngëtaret më të suksesshme në arenën ndërkombëtare muzikore, shkruan Indeksonline.

Ajo vazhdimisht qëndron në fokus të mediave rozë, më shumë për shkak të suksesit që ka arritur me muzikën që bën.

Por ajo komentohet mjaft edhe për jetën personale dhe lidhjet e saj të mundshme që nuk shpëtojnë nga syri i mediave.

E së fundmi këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi, me një mbishkrim që duket se po paralajmëron ndonjë projekt të ri muzikorë.

‘Kush është gati për më shumë’ : Ka shkruar Dua, duke lënë publikun në pritje të këngës së re.