SHPËRNDAJE

Dua Lipa është një artiste me famë ndërkombëtare, mirëpo ajo vazhdimisht e vë në pah origjinën e saj shqiptare.
Këngëtarja 23-vjeçarja e ka publikuar një video në Instagram nga periudha e fëmijërisë, ku shfaqet së bashku me motrën e saj të vogël, Rina Lipa.
Në xhirim, autorja e hitit “New Rules” shfaqet duke folur në shqip, teksa e prezanton motrën e saj dhe vetveten.
“Duke folur shqip dhe duke dhënë pakëz spektakël dhe duke folur para kamerës me foshnjën e vogël, Rina Lipa”.
“Kush mund t’ia qëllojë se çfarë po flas? Më mungon familja ime diçka më shumë sot”, ka shkruar Dua në përshkrimin e videos.
Shqiptarja e famshme e ka nisur fuqishëm vitin 2019 duke udhëhequr nominimet në Brit Awards. Ajo konkurron me katër nominime në dy kategori.
Kënga solo “IDGAF” është në konkurrim edhe për këngën më të mirë edhe për videon më të mirë muzikore, ashtu si edhe bashkëpunimi me Calvin Harris, “One Kiss”, që konkurron në dy kategoritë e përmendur.