SHPËRNDAJE

Dua Lipa është një ndër këngëtaret tona më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja pothuajse asnjë koncert nuk do ta mbajë gjatë këtij viti pasi që është përqendruar në albumin e ri muzikor.

Por, bukuroshja po vazhdon të paraqitet edhe fushata të ndryshme reklamuese, ku së fundi ka bashkëpunuar me brendin francez, Yves Saint Laurent (YSL).

Ajo është bërë fytyrë reklamuese e parfumit “Libre” teksa ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram e veshur në të zeza, ndërsa e pret në duar një shqiponjë.

“Jam e lirë, të bëj ç’të dua”, dëgjohet duke kënduar 23-vjeçarja teksa shkon drejt plazheve të Malibus.

Ndryshe, Dua së fundi ishte në Prishtinë, ku ka shijuar si spektatore festivalin e muzikës, “Sunny Hill Festival”.