SHPËRNDAJE

“Bashkë me ju të ndajmë gëzimin dhe përmes jush te qytetarët e Maqedonisë të ndajmë gëzimin për raportin e pakushtëzuar. Këtë gëzim e ndava edhe me komisarin për zgjerim zotin Han. E falënderova për angazhimin e tij, për përkushtimin e tij në Republikën e Maqedonisë, që ne të shënojmë një sukses jo edhe të pa pritshëm për ne. Dhe njëherit ndamë mendim se ky sukses nuk duhet të na vë në gjumë por përkundrazi duhet shumë më shumë angazhim nga të gjithë ne forcat politike që të kapim hapin e duhur drejt fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Na presin punë shumë të rëndësishme shumë përmbajtësore, duke filluar nga reformat në gjyqësi, luftë kundër krimit dhe korrupsionit si dhe zbatimin e të gjitha orientimeve që dalin nga Brukseli që ne sa më shpejtë të fillojmë negociatat për anëtarësim. Nga ne pritet që të jemi shumë më aktiv, jo vetëm si parti politike në pushtet por në tërësi si parti politike sepse punohet për të ardhmen e vendit tonë, sepse çdo sukses është edhe i opozitës por edhe suksesi i tanishëm është sukses i përbashkët i të gjitha partive politike, qoftë pozitë apo opozitë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti flet edhe për zgjerimin e koalicionit qeveritarë, duke theksuar se zhvilohen negociata mes partnerëve të koalicionit qeveritarë.

Konferenca për media e kreut të BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me komisionerin Han

Gepostet von Alsat-M.TV am Mittwoch, 18. April 2018