SHPËRNDAJE

Fillova të lexoja shumë më tepër kohët e fundit pa u shqetësuar për pluhurin në rafte. Ulem në oborr dhe admiroj peisazhin pa menduar për barin e keq që rritet në kopsht. Kam kaluar më shumë kohë në familje sesa në punë.

Në jetë ju duhet të gëzoheni, jo të duroni. Tani unë përpiqem të marr të gjitha momentet dhe të kënaqem prej tyre

Tani jam e lumtur jo vetëm kur humbas një kilogramë, por edhe kur e shtoj. Ndihem krenare edhe kur lavamani im është plot me pjata shtyp rek,lamen dhe lexo me shume

Nuk i ruaj parfumet e preferuara për raste të veçanta. Unë i përdor ato edhe kur shkoj në një dyqan apo bankë. Fjalët “herët a vonë” dhe “pastaj” janë zhdukur nga fjalori im. Çdo gjë duhet parë, dëgjuar, prekur tani.

I telefonoj fëmijët dhe miqtë pothuajse çdo ditë dhe më pëlqen çdo moment kur dëgjoj zërat e tyre.

Nuk e kuptoj pse kurrë nuk i kam bërë këto gjëra të vogla deri tani. Unë nuk e di pse, por më mungonin këto kënaqësi të vogla të jetës. Tani më vjen keq që nuk kam shkruar në kohën e tyre disa letra që duhej të shkruheshin. Më vjen keq që nuk kam kaluar kohë me prindërit e mi dhe bashkëshortin tim, dhe sidomos që nuk u thashë atyre shpesh sa i dua.

Duke ditur se jam e kufizuar në kohë, nuk hezitoj të bëj diçka që unë mendoj se është e nevojshme.

Çdo ditë kur i hap sytë, i them vetes se kjo ditë do të jetë e veçantë. Tani e di më shumë se kurrë se çdo minutë dhe çdo frymë është një dhuratë.

Po, jeta nuk mund të jetë një festë e vazhdueshme, por për sa kohë që jemi këtu dhe ne jemi gjallë, ne duhet të kërcejmë”.