SHPËRNDAJE

Duke patur parasyshe pozitën gjeografike të Preshevës, veçanërisht krrusa fushore në mes Preshevës dhe Kumanovës, si pjesë e ujëndarësit mes pellgut lumor të Moravës në veri dhe pellgut lumor të Vardarit në jug, respektivisht pellgjeve detare, të Detit të Zi dhe Detit Egje.

Fushëgropa e Preshevës është e hapur në anën jugore në drejtim të luginës së Vardarit nëpër të cilën pa ndonjë pengesë depërtojnë masat ajrore të Egjeut të cilat ndërtojnë klimën e ngrohtë submesdhetare.

Dukuri e cila ka kushtëzuar që shumë herët të zhvillohet banueshmëria në këto vise.

Andaj, shpesh hasim toponime të cilat janë shumë të vjetra.

Në librin Kadilleku i Vrajës, (origjinali- Vranjski Kadilluk) autor A. Stojanovski, shfrytëzon të dhënat e Arhivit të Stambollit, hasë në tefteret Osman të regjistrimit të vitit 1518 fshatin me emër DRAGUSHNICA. Ky dhe disa fshatra tjerë ekzistuan deri në periudhën e luftrave Austro-Turke 1690-1739.

Autori në fjalë shkruan se popullsia e këti rajoni pas këtyre luftrave goditet nga smundja e mortajës. Kjo gjë rezultoi që disa fshatra të mbeten pa banor.

Sot në lokacionin e Dragushnicës është fshati Geraj, pranë të cilit janë gjurmët e “Kështjellës së Dragushnicës” që i takon kohës së bronzit, rreth 4000 vite vjetërsi.

Sipas autorit Mihajllo Kostiq në Librin e tij “Fushëgropa e Preshevës”- ( Presevska Kotlina) Kjo kështjellë është me formë të rregullt të rrethit dhe pa diskutim është qytet i fortifikuar dardan.

Lokacioni i kështjellës gjindet në lokalitetin “Vorrëzat”.

Gjatë vitit 1999 në këtë kodrine stacionohen forcat e ushtrisë jugosllave. Ata fillojnë ti hapin llogoret e tyre, por hasin në varreza të vjetra, pastaj heqin dorë nga stacionimi në këtë vend.

Këto varreza pata rastin ti vizitoj pas pak ditësh. Ishin varreza të murosura nga të katër anët, me shtrojë dhe mbulojë me rrasa të gurëve ose pllaka të qeramikës.

Stili i varrimit ishte identik me varrezat e fshatit Bajka dhe Cakanocit, kombet nga lindja dhe koka nga perëndimi. Murosja e varrezave i takon stilit të Komanit.

Mendoj se etimologjia e emrit të këti fshati buron nga mitologjia iliro-shqiptarë.

Pjesa e parë e emrit- Dragoi është figurë pozitive në mitologjinë tonë. Dragoi vret kucedren sepse ajo i sjell deme popullsisë. Kur i këndohen trimëritë e bëra ndonjë trimi, rapsodi popullore shpesh në refren përdorë shprehjen zemër dragua.

Prapashtesa -nica, në vitet e fundit gjithënjë e më tepër besohet se është e shqipës së vjetër. Në bazë të këtyre fakteve këtë monument kulturor-historik e quajmë shqip “Kështjella e Dragushnicës” të fshati Geraj.

Geraj fshat i cili u formua në sh.XVIII, në themelet e Dragushnicës. Në gjuhën serbe e quajnë Aligjerce, emër i cili është njësoj informues për lexuesin, sikurse Geraj në gjuhën shqipe.

Banori i parë që shpërngulet nga Norça dhe vendoset këtu është Aliu i biri i Gerasimit. Pjesa tjetër e kësaj familje mbeten jetojnë edhe sot e kësaj dite, në mahallen e Gerajve në fshatin Norçë.

Geralinjtë me krenari theksojnë në gjenezen e tyre nga fisi Sop…!/presheva.com/

Prof.Sami Agushi!