SHPËRNDAJE
Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshën e tepërt, atëherë lëngu që jua sugjerojmë sot është mënyra më e shijshme për ta arritur qëllimin tuaj.
Lëngu ka shumë pak përbërës, ndërkaq që të gjithë ata janë shumë fitimprurës dhe e përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.
Ky smoothie e forcon trupin, e detoksikon sistemin dhe ju furnizon me sasi të mëdha të nutrientëve. Mollët e gjelbra e ndihmojnë procesin eh humbjes së peshës pasi që janë të pasura me pectin, i cili e redukton apetitin dhe e shpejton metabolizmin.
Ato gjithashtu kanë shumë vitaminë B. Veç kësaj, mollët e reduktojnë absorbimin e sheqerit në zorrë dhe e parandalojnë lirimin e papritur të insulinës, gjë e cila lidhet drejtpërdrejt me shtim të peshës.
Në anën tjetër, lëngu i limonit funksionon si agjent detoksikues dhe tretës, ndërkaq ndihmon në pastrimin e mëlçisë. Lëngu i limonit e shpejton edhe metabolizmin. Tërshëra e krijon ndjenjën e ngopjes, ndërkaq përbërja e lartë e fibrave ndihmon në funksionin e sistemit tretës. Ja si ta përgatitni këtë smoothie të shëndetshëm.
Përbërësit: – Dy mollë organike me madhësi mesatare – Lëngun e një limoni – 125g tërshërë – Gjysmë litre ujë mineral.
Përgatitja: Vendoseni ujin mineral në blender. Preni mollët në rriska dhe shtoni aty, bashkë me tërshërën. Përzini mirë. Pastaj, në fund shtojeni lëngun e limonit, përzijeni prapë dhe pijeni lëngun menjëherë. Sipas dëshirës, pijes mund t’i shtoni edhe akull.