SHPËRNDAJE

Ceo Gjorgjievski dhe Stojan Pavleski,gjatë seancës së sotme për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela,më 27 prill në Kuvend,kanë pranuar fajin.

Të dy të akuzuarit fajin për veprën e kryer e kanë pranuar pas rikualifikimit të lëndës,ku gjykata nga tentim për vrasje e ka rikualifikuar lëndën në dhunë.

”Pranoj se jam fajtor,nga video-inçizimet nuk mund të them se sjam i pafajshëm.Ka ndodhur në nervozë,agresion,ka thënë Pavlevski në seancën e sotme.

Dy të akuzuarit që tash më ngarkohen për dhunë ndaj deputetit Ziadin Sela,do të gjykohen në seanca të ndarë nga shtatë të akuzuarit të tjerë të cilët akuzohen për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Selës.