SHPËRNDAJE

Juevntus ka fituar 1:4 ndaj SPAL, ku njërin prej golave e shënoi edhe Paulo Dybala

Argjentinasi mbrëmë ndaj SPAL shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Sulmuesi Paulo Dybala ka shënuar 11 gola në 10 ndeshje këtë sezon për kampionin e Italisë, Juventus.

Kështu ai ka barazuar rekordin e golave të edicionit të kaluar, ku kishte shënuar 11 gola në 31 ndeshje.

Kur kanë mbetur dhe 28 ndeshje për t’u zhvilluar dhe duke parë formën e tij, është e kuptueshme që Dybala do të shënoi edhe shumë gola deri në fund të këtij sezoni.