SHPËRNDAJE

Paulo Dybala është lidhur befasisht së fundmi me një transferim te rivali i Juventusit, Napoli.

Ylli argjentinas është lojtar i padëshiruar te Juventusi dhe drejtuesit e klubit tashmë ia kanë ofruar disa klubeve lojtarin.

Megjithatë, Dybala ka refuzuar destinacione si Tottenham Hotspur dhe Manchester Unitedi duke shpresuar mbetjen te Juventusi.

Por, situata e tij nuk ka ndryshuar aspak pasi trajneri Maurizio Sarri e preferon para tij bashkëkombësin Gonzalo Higuain.

Sipas gazetës spanjolle Marca, ky ‘injorim’ i Sarrit mund ta detyrojë Dybalan të transferohet te rivali i Juventusit, Napoli.

Napoli është i interesuar të përforcojë edhe më shumë sulmin dhe pas refuzimit të James Rodriguez, Dybala duket ideali.