SHPËRNDAJE

Dybala ka refuzuar rinovimin e kontratës me Juventusin dhe pret ofertë nga Real Madridi
Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka refuzuar kontratën më “Zonjën e Vjetër”. Sipas kësaj të përditshme, argjentinasi është duke pritur një telefonatë nga Real Madrid.

Po ashtu edhe “SportMediaset” shkruan për situatën e talenti argjentinas, duke paralajmëruar Juventusin se lojtari mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit, nëse nuk e bindin me një ofertë joshëse.

Përveç Realit, ka kohë që Barcelona po kërkon shërbimet e 22-vjeçarit.