SHPËRNDAJE

Ngasësit e automjeteve duhet të përgatiten sepse i pret më shumë se dyfishi i shpenzimeve për marrjen e librezës së komunikacionit të automjetit.

Kështu është paraparë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi tasksat administrative republikane, pasi të kalojë procedurën parlamentare.

Gjegjësisht sipas rregulloreve në fuqi, qytetarët të cilët paraqesin kërkesën për marrjen e librezës së re të komunikacionit për automjet, janë të obliguar që ta paguajnë taksën themelore në vlerë prej 480 dinarë, përderisa sipas rregulloreve të reja do ta paguajnë 1.100 dinatë.

Më saktësisht, shoferët deri më tash kanë paguar shumën e pergjithshme prej 760 dinarë, sepse në shumën bazë prej 480 dinarë vetëm se është llogaritur edhe taksa për kërkesë nga numri tariforë i cili ka të bëjë me lejet e komunikacionit në shumë prej 280 dinarë.

Njejtë vlenë edhe për dhënien e librezës së komunikacionit të automjetit provë, për të cilën qytetarët do të duhet të paguajnë 1.100 në vend të 480 dinarë sa kanë paguar deri më tash.

Një shumë të konsiderueshme qytetarët do ta paguajnë edhe për dhënien e duplikatit të librezës së komunikacionit të veturës së re apo provë, dhe kjo në vend të 980 sa ka qenë deri më tash, me çmimoren e re do të jetë 1.570 dinarë.

Rregulloret e reja nuk do të kenë ndikim drastik tek të huajtë, sepse kushdo që dëshiron ta ndrrojë librezën e një shteti tjetër me atë të Sërbisë, do të paguaj 360 dinarë më shumë, në vend të 8.510 sa ka qenë deri më tash, taksa e re do të jetë 8.870 dinarë.

Lajm i mirë është se taksa për kërkesën prej 280 dinarë nuk do të ndryshojë, dhe për mos të qenë gjithçka e zezë flasin edhe faktet se shlyhen të gjitha taksat në fuqi nga pjesa tarifore 41, të cilat kanë të bëjnë me dhënien e vërtetimeve për regjistrime të përkohshme, dhënien e tabelave probë.

Ky akt momentalisht është theksuar vetëm si “Ligj në procedure e sipër” që do të thotë se, pasi ta kenë aprovuar deputetët në Parlamentin Republikanë do të hyjë në fuqi 8 ditë nga shpallja në Fletoren zyrtare./presheva.com/