SHPËRNDAJE

Para pak minutash në fshatin Studenqan të Suharekës ka ndodhur një vrasje.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Burime të Indeksonline kanë thënë se dyshohet që vëllai ka vrarë vëllanë.

“Tani jam duke shkuar në vendin e ngjarjes, e di që vetëm një person është vrarë asgjë më shumë. Nuk i di motivet”, ka thënë ai shkurt pa dashur të japë informacione shtesë.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Suharekë është vrarë edhe një person tjetër në fshatin Mushtisht.